LAJMI I FUNDIT:

Shtohen fondet e Erasmus+ programit të BE-së për Maqedoninë

Shtohen fondet e Erasmus+ programit të BE-së për Maqedoninë

Buxheti tek i cili Maqedonia do të ketë qasje përmes programit të BE-së Erasmus + për vitin e ardhshëm është më i larti deri tani dhe është 6.25 milion euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetëm për këtë vit, në mbështetje të zhvillimit të arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit, Maqedonia ka qasje në rreth 5 milion euro dhe pritet që të shfrytëzohen deri më 97%.


Sipas zv. ministrit Spiro Ristoski, bëhet fjalë për program që është një përbërës i rëndësisë së posaçme i strategjisë së përgjithshme kombëtare për integrim të hapësirës arsimore të Maqedonisë, kurse rritja e mjeteve vjen si rezultat i shfrytëzimit maksimal i këtyre mjeteve në periudhën e deritanishme./Telegrafi/