Procedurat burokratike janë duke ia humbur Kosovës qindra miliona euro investime në sektorin privat të energjisë solare. Dimri mund ta zërë Kosovën me reduktime, apo me fryrje të faturave të energjisë elektrike. Raporti mes prodhimit dhe shpenzimit të energjisë elektrike në Kosovë, sidomos gjatë dimrit, është hendek i madh.
Megjithatë, bazuar në të dhënat e publikuara nga KOSTT, afro 30 kompani deri në fund të vitit 2022, kanë marrë informata teknike për kyçje në rrjet, por shumica nga këto kompani nuk po mund të vazhdojnë tutje me projektet private, pasi nuk mund të aplikojnë për kushte ndërtimore pranë Ministrisë së MPHI, me arsyetimin se komunat nuk i kanë paraparë parqet solare në Planet Zhvillimore Komunale, respektivisht nuk po munden as që t’i shtojnë kur bëhen Hartat Zonale, shkruan reporteri.net.
Planet Zhvillimore Komunale bëhen një herë në tetë vjet, dhe Ministria nuk ka kthyer përgjigje nëse kjo nënkupton që të gjithë investitorët potencialë duhen të presin që të skadojnë PZHK-të aktuale, në mënyrë që të vazhdojnë me procedurat.
Ndërkohë, Ministria e Energjisë nuk ka kthyer përgjigje se kush e merr përgjegjësinë nëse investitorët potencialë drejtojnë investimet në vendet e rajonit dhe çka nëse për shkak të disa procedurave burokratike, Kosova do të dështojë në thithjen e investimeve dhe do të detyrohet të importojë rrymë.
Sa për informatë shtesë, gjatë 2023 në KOSTT kanë aplikuar edhe së paku edhe 20 kompani të tjera për ofrimin e zgjidhjes teknike për kyçje të parqeve solare në rrjet.
Kosova
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kostoja e energjisë ka pasur një ngritje të paimagjinueshme, të gjitha shtetet kanë reaguar menjëherë duke filluar ndërtimin e kapaciteteve të reja me burime të energjisë së ripërtritshme, apo kthimin e Gazit te lëngët në Gaz, rikthimin në funksion të Centraleve Atomike etj.
Kosova ka refuzuar projektin ku si burim ka qenë thëngjilli, por në të njëjtën kohë ka stagnuar me zhvillimin e energjisë së ripërtritshme.
Shqipëria
Ka liberalizuar tregun e energjisë elektrike.
Ka 109 kompani aktive të licencuara në Furnizim. Tregti dhe Prodhim të energjisë elektrike.
Ka organizuar ankande 300 MW për prodhime me energji solare/hybrid me mundësi konkurrimi me tokë private.
Ka 210 MW energji solare në ndërtim e sipër.
Ka lehtësuar procedurat për investime private në sektorin e energjisë
Maqedonia
Ka liberalizuar tërësisht tregun e energjisë elektrike.
Janë 500 MW projekte solare në tokë në ndërtim e sipër me investime private.
Rreth 3000 MW projekte solare në tokë janë në proces të marrjes së lejeve.
Janë në funksion 165 MW solare me investime private.
Ka vendosur cakun 46% deri në vitin 2025 nga burimet e ripërtritshme të energjisë.
Ka krijuar atraksion për investime private në sektorin e energjisë.
Mali i Zi
Ka liberalizuar tregun e energjisë elektrike.
Ka lëshuar Marrëveshje të kyçjes mbi 600 MW solare.
Ka zhvilluar hidro, erë dhe ka hapur mundësi për investime private.
BeH
Ka hapur tregun e energjisë.
Ka lëshuar marrëveshje të kyçjes në sistemin e transmetimit për hidro, solare dhe erë.
Ka vendosur cakun 40% nga burimet e ripërtritshme deri në vitin 2025.
Serbia
Ka liberalizuar tregun pjesërisht.
Ka plane konkrete për projekte solare me fuqi 5000 MW.
Ka plane konkrete për 2500 MW me erë.
Ka plane konkrete për instalimin e baterive qindra megavatëshe
Ka rritje të madhe në instalime për vetkonsum.
Greqia
Ka tregun e liberalizuar.
Derisa në vitin 2018 në Greqi instaloheshin afër 400 MW projekte solare.
Që nga viti 2019 në Greqi instalohen mesatarisht 1,700 – 2,000 MW në vit projekte solare.
Greqia është lider në rajon për burime të ripërtritshme dhe ka vendosur cakun 55% të bruto konsumit final të energjisë me burime të ripërtritshme deri në vitin 2025.
Bullgaria
Ka tregun e liberalizuar.
Ka lëshuar licenca gjenerimi për 4500 MW solare dhe erë për vitin 2022/2023 dhe pritet të lëshohen në punë në vitin 2024. /reporteri.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shoku-Eventi-1-1-1-780x439.png)
Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin "Shoku" të Cesare Pavese-s
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe