LAJMI I FUNDIT:

Shteti i Maqedonisë s’ka marrë asnjë denarë nga prona e Sead Koçanit

Shteti i Maqedonisë s’ka marrë asnjë denarë nga prona e Sead Koçanit

Për momentin, shteti nuk mund të marrë as edhe një qindarkë nga prona e Sead Koçanit. Megjithëse kanë kaluar tre vjet pasi pronari i ndërmarrjes së falimentuar “Transmet” mori dënimin përfundimtar me katër vjet e tetë muaj burg për rastin “Trust”, pasi që me dokumente të rreme kompania fitoi tender për gërmim të qymyrit në TEC Manastir, prona e konfiskuar prej 17.3 milion euro mbetet e pashitur.

Arsyeja për këtë është një hipotekë bankare e aktivizuar. Në vitin 2015, kompania e “Koçanit” në hipotekë kishte lënë ekskavatorë dhe makineri të tjera, por edhe ndërtesa dhe objekte me vlerë rreth 200,000 euro. Tani ajo pronë e “Transmet” është nën konfiskim. Atë e duan edhe banka edhe shteti.


Banka i kërkoi garancitë e dhëna nga kompania, ndërsa në procedurë është përfshirë edhe një përmbarues. Për shkak të kësaj, Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, në depot e së cilës ndodhet prona e konfiskuar, filloi procedurë para Gjykatës Civile. Edhe ato edhe Gjykata e Apelit hodhën poshtë padinë e Agjencisë ndërsa tani po paditë Avokatura e Shtetit.

Në dokumentin deri tek i cili arriti Alsat, Avokatura e Shtetit në padi shprehet se prona e sekuestruar për shkak veprës penale për të cilin ka edhe vendim të plotfuqishëm, ka fuqi juridike më të fortë se hipoteka. Avokati i Shtetit nga Gjykata Civile kërkon që përmbaruesit të mos veprojnë sipas hipotekës së dhënë në emër të kompanisë “Transmet”. Ky proces në gjykatën civile do të vazhdojë muajin tjetër.

Në ndërkohë, Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar po kërkon ndihmë nga Qeveria. Sipas informacionit nga Alsat, kërkohet që Kadastra, Regjistri Qendror dhe Ministria e Brendshme t’i fshijnë të gjithë debitorët e “Transmet” të regjistruar në Regjistrin Qendror. Bëhet fjalë për shumë prej 17.3 milion euro, në mënyrë që shteti të mund ta shesë pronën e konfiskuar të Koçanit.

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori