LAJMI I FUNDIT:

Shteti i Filipineve ndalon cigaren elektrike – urdhëron policinë të arrestojë këdo që shihet me të në publik

Shteti i Filipineve ndalon cigaren elektrike – urdhëron policinë të arrestojë këdo që shihet me të në publik

Vetëm disa orë pasi presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte tha se do të ndalonte cigaren elektrike, ai po ashtu menjëherë dha urdhër që edhe policia të arrestonte menjëherë ata që shihen me cigare elektrike në publik, transmeton Telegrafi.

Duterte tha se cigaret elektrike përmbajnë kimikale dhe se janë të dëmshme për trupin e njeriut.

Ai ka kërcënuar të gjithë ata që shihen me cigare elektrike në publik se do të arrestohen.


Rreth 24% e popullit të Filipineve janë konsumues të duhanit, sipas një studimi nga “World Health Organization”.

Në shtator të vitit 2019, India u bë shteti i fundit që e ka ndaluar importin, prodhimin dhe shitjen e cigareve elektrike, duke përmendur shqetësimet e veçanta për rininë e saj.

Ky produkt, gjithashtu është i ndaluar në Brazil, Singapor, Tajlandë dhe në Massachusetts, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/