Qeveritë në mbarë botën kanë njoftuar për kufizime të reja të udhëtimit, që do të hyjnë në fuqi gjatë kësaj fundjave, pas rritjes së shqetësimeve lidhur me përhapjen e varianteve të reja të coronavirusit, që janë më ngjitës.
Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Portugalia dhe Republika Çeke janë në mesin e shteteve të fundit që kanë njoftuar për kufizime të reja të udhëtimit, pas paraqitjes së varianteve të reja, që fillimisht u identifikuan në Mbretëri të Bashkuar, Brazil dhe Afrikë të Jugut.
Masat e reja vijnë teksa zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se vaksinat kundër coronavirusit, që kanë nisur të administrohen në disa vende të botës, nuk do të ofrojnë mbrojtje të duhur, veçanërisht ndaj mutacioneve të virusit, që shkaktuan një shpërthim të ri të infeksioneve në Brazil dhe Afrikë të Jugut.
Dr.Anthony Fauci, eksperti kryesor i Qeverisë amerikane, tha më 29 janar se rritja e përhapjes së varianteve të reja të coronavirusit do të thotë që kompanitë e prodhimit të vaksinave duhet të jenë të gatshme të prodhojnë doza të reja, në mënyrë që të mund të përballen me krizën shëndetësore.
“Kjo është një thirrje për zgjim për të gjithë ne”, tha Fauci, duke shtuar se është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që variante të reja të coronavirusit të mos zhvillohen.
Në Evropë, qeveritë janë duke vendosur kufizime më të ashpra të udhëtimit, teksa mutacionet e reja të virusit janë përhapur në shumë shtete në mbarë botën.
Franca do të mbyllë kufijtë e saj më 31 janar për njerëzit që vijnë nga shtetet që gjenden jashtë Bashkimit Evropian.
Kryeministri francez, Jean Castex njoftoi për këtë masë, teksa paralajmëroi për “rrezik të madh” nga variantet e reja të coronavirusit.
Po ashtu, kushdo që udhëton nga shtetet e BE-së duhet të paraqesë një test negativ për coronavirus.
Britania ka njoftuar se ka shtuar në listën e ndalimit të udhëtimit edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Burundin dhe Ruandën sepse ka frikë nga përhapja e variantit të virusit, që fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut.
Nga 30 janari, Gjermania po ashtu do të ndalojë shumicën e udhëtarëve nga shtetet që tashmë kanë raportuar raste me variantet e reja të virusit: Britania, Irlanda, Portugalia, Brazili, Afrika e Jugut, Lesoto dhe Esvatini.
Republika Çeke po ashtu ka ndaluar arritjen e udhëtarëve të huaj jo të domosdoshëm, por ka disa përjashtime.
Presidentja e Komisionit Evropain, Ursula von der Leyen ka thënë se të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme “fuqishëm duhet të dekurajohen”.
Megjithatë, blloku evropian vazhdon të jetë kundër ndalesave të udhëtimeve apo mbylljes së kufijve kombëtarë, pavarësisht se disa anëtarë të bllokut kanë shprehur qëndrimin e tyre për ndërmarrjen e veprimeve më të ashpra.
Portugalia, që ka lidhje të forta me Brazilin, ka parë rritje të madhe të rasteve të reja dhe këtë javë ka vendosur që të kufizojë udhëtimet e të huajve.
Belgjika ka ndërmarrë hapa të ngjashëm, duke thënë se kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri më 1 mars.
Në Amerikën e Jugut, shumica e shteteve fqinje të Brazilit kanë nisur të vendosin kufizime për udhëtimet ndërkombëtare, për shkak të shqetësimeve lidhur me variantin e ri të identifikuar në Brazil.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka njoftuar se udhëtarët duhet të futen në karantinë nëpër hotele dhe shpenzimet duhet t’i paguajnë vetë. Ndërkaq, kompanitë ajrore në këtë shtet, tashmë kanë nisur që të pezullojnë fluturimet për në Meksikë dhe në Karaibe deri në fund të prillit.
“Tani nuk është koha për udhëtime”, tha Trudeau.
Përveç testit negativ para se të nisen drejt Kanadasë, udhëtarët do t’i nënshtrohen testit PCR posa të arrijnë në këtë shtet. Nëse testi u del negativ, ata duhet më pas të izolohen për 14 ditë në shtëpitë e tyre “nën një vëzhgim më rigoroz nga forcat e rendit”, tha Trudeau. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën