LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e rajonit i bllokuan perimet e rrezikshme nga Serbia, institucionet e Kosovës zotohen se nuk importojnë fare produkte të tilla

Shtetet e rajonit i bllokuan perimet e rrezikshme nga Serbia, institucionet e Kosovës zotohen se nuk importojnë fare produkte të tilla

Ngarkesa me fruta si pjeshka e kumbulla nga Serbia, janë kthyer prapa nga Kroacia e Sllovenia. Këto dy shtete kanë deklaruar se pemët e perimet nga Serbia, kanë nivele të larta të pesticideve, të dëmshme për organizimin e njeriut.

Ndërkohë, Kosova është importuese në shifra të larta të produkteve serbe. Zyrtarët përkatës deklarojnë se shteti ynë nuk importon pemë e perime nga shteti serb.


Ditë më parë, Kroacia e Sllovenia bllokuan importin e frutave nga Serbia. Kjo për shkak të konstatimit se ato kanë nivel të lartë të pesticideve, të dëmshme për organizimin e njeriut.

Ndërkohë, Kosova importon produkte të tjera nga Serbia, në shifra të larta. Dyshime për sigurinë e produkteve që konsumojnë, ngrenë edhe konsumatorët.

Megjithatë, nga Dogana e Kosovës, por edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, shprehen të sigurt se në tregun kosovar s’ka pemë e perime nga shteti serb.

Kroacia ndaloi importin e kumbullave, Mali i Zi të pjeshkës dhe nektarinës - Serbia eksporton pemë me pesticide të rrezikshme për fëmijët
Lexo po ashtu Kroacia ndaloi importin e kumbullave, Mali i Zi të pjeshkës dhe nektarinës - Serbia eksporton pemë me pesticide të rrezikshme për fëmijët

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shpjegojnë për RTK-në, se gjatë këtij viti nuk kanë vërejtur prani të pesticideve në pemët dhe perimet që shiten në tregun vendor.

Mirëpo, shitësit thonë se s’kanë dëshmi se prodhimet që i marrin nga jashtë janë të kontrolluara.

Ndërsa, nga organizata për mbrojtjen e konsumatorëve dyshojnë se ka produkte që hyjnë në Kosovë edhe pa iu nënshtruar kontrolleve.

Në mënyrë që shëndeti të mos u rrezikohet nga pesticidet, qytetarëve u rekomandohet që para konsumimit, t’i pastrojnë sa më mirë frutat e perimet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Zbritet çmimi i naftës dhe gazit në Kosovë, mbetet i pandryshuar ai i benzinës

Zbritet çmimi i naftës dhe gazit në Kosovë, mbetet i pandryshuar ai i benzinës

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Kalo në kategori