LAJMI I FUNDIT:

Shtetet baltike sanksionojnë Lukashenkan dhe zyrtarë të lartë bjellorusë

Shtetet baltike sanksionojnë Lukashenkan dhe zyrtarë të lartë bjellorusë

Lituania, Letonia dhe Estonia kanë bërë të ditur se kanë vendosur masa për ndalim të udhëtimit ndaj presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka dhe 29 zyrtarëve tjerë bjellorusë, ndërkohë që rritet presioni ndaj liderit autoritar rreth shkeljeve zgjedhore dhe shtypjes së protestave pas votimit.

“Neve na duhet dialog paqësor dhe marrëveshje në mes të regjimit dhe popullit, mirëpo ne e shohim se regjimi nuk është gati për këtë gjë”, ka thënë presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda.


“Ne e shohim se duhet të ecim përpara dhe të tregojmë shembuj për shtetet tjera”, ka shtuar ai.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Edgars Rinkevics, i ka bërë thirrje gjithë Bashkimit Evropian që të marrë masa të ngjashme “menjëherë”.

Përveç Lukashenkas, në listën e të sanksionuarve janë edhe djali i madh i presidentit, Viktar Lukashenka, i cili është pjesëtar i Këshillit për Siguri Kombëtare, zyrtarë të administratës presidenciale, Komisionit Qendror Zgjedhor, ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë, Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe Komitetit për Hetime.

Në Lituani tashmë është strehuar kandidatja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila ka ikur nga Bjellorusia pas shqetësimeve për sigurinë e saj dhe të familjes, meqë mbështetësit e saj kanë thënë se ajo ka fituar zgjedhjet e 9 gushtit.

Mirëpo autoritetet bjelloruse e kanë shpallur Lukashenkan fitues me më shumë se 80 për qind të votave të fituara.

Fitoja e Lukashenkas, që drejton këtë shtet për 26 vjet, ka nxitur protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë ky shtet prej pavarësisë së fituar nga ish-Bashkimi Sovjetik më 1991. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori