LAJMI I FUNDIT:

Shtetasi çek në Kroaci tentoi të kontrabandojë katër shtetas të Kosovës

Shtetasi çek në Kroaci tentoi të kontrabandojë katër shtetas të Kosovës

Në brendësi të një veture në pronësi të një shtetasi të Republikës Çeke, ndodheshin katër shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kroacisë, njoftoi Ministria e Brendshme e Kroacisë.

“Policët e drejtorisë policore të Brod-Posavinës dje, më 24 prill, rreth orës 10:15, në autostradën A3 (afër Sredanacit), kanë kontrolluar një veturë me targa çeke, e drejtuar nga një shtetas çek 37-vjeçar. Brenda veturës kanë qenë katër pasagjerë, të cilët janë konstatuar se janë shtetas të Republikës së Kosovës (26, 27, 44 dhe 50 vjeç), të cilët kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kroacisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, transmeton agjencia Anadolu.


Nga hetimi penal i 37-vjeçarit u konstatua se, në bazë të marrëveshjes paraprake me një person të panjohur, për interesa personale, ai ka ndihmuar shtetasit e huaj të lëvizin në mënyrë të paligjshme të cilët kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kroacisë, duke i çuar në drejtimin e Italisë, thuhet në njoftimin për shtyp.

Mësohet se efektiët e policisë arrestuan 37-vjeçarin, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të hyrjes, lëvizjes dhe qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Kroacisë, në një shtet tjetër anëtar i Bashkimit Evropian ose nënshkrues i Marrëveshjes Shengen dhe ndaj tij do të vijojë hetimi penal, ndërsa ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës do të zhvillohet procedura administrative.

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori