LAJMI I FUNDIT:

Shteron uji në Cape Town, askush nuk thotë se cilat janë planet kur nga rubinetët të mos dalë ujë!

Shteron uji në Cape Town, askush nuk thotë se cilat janë planet kur nga rubinetët të mos dalë ujë!

Pamjet e reja satelitore tregojnë se si është zvogëluar rezervuari më i madh i ujit në Kejp Taun, ndërsa qyteti afrikano-jugor i afrohet ditës kur do të mbesë plotësisht pa ujë.

Thatësira, rritja e popullsisë dhe ndryshimet klimaterike kanë kontribuuar në krizën e ujit, duke bërë që shumë shpejt Kejp Tauni do të jetë qyteti i parë i madh në botë që do të mbesë thatë.

Autoritetet afrikano-jugore thonë se rubinetat e qytetit nuk do të nxjerrin më ujë më 12 prill të këtij viti dhe do të lënë pa burimin e jetës 4 milionë banorët e qytetit.


Në pamjet e fundit satelitore shfaqet diga Theewaterskloof, rezervuari më i madh i ujit për Kejp Taunin që është tharë përtej nivelit të rrezikut.

Javën e shkuar, sasia e ujit në rezervuar ishte 14%, ndërsa këtë javë ka zbritur në 13%.

Pamjet satelitore, për të cilat kontribuoi edhe NASA, tregojnë jo vetëm reduktimin e rezervuarit, por edhe efektin që thatësira ka pasur mbi bimësinë dhe liqenet në zonë.

Që prej kësaj jave, banorët e Kejp Taunit do të kenë mundësi të përdorin vetëm 50 litra ujë në ditë për të zgjatur sa më shumë grimcat e rezervave të mbetura.

Ndërsa banorët fajësojnë autoritetet për menaxhimin e keq të situatës, askush nuk thotë se cilat janë planet kur nga rubinetët të mos dalë më ujë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori