Jeff Bezos zotëron prona me vlerë qindra milionë dollarë, por një shtëpi e lidhur me themeluesin e Amazon sapo ka dalë në treg për një çmim relativisht të mirë prej 2.3 milionë dollarësh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia, në Bellevue, Uashington është një pjesë e rëndësishme e historisë së Amazon.


Kjo për faktin se ishte garazhi i asaj shtëpie që ai merrte me qira në kohën kur Bezos filloi Amazon, atëherë një librashitës online, në vitin 1994.

Hidhini një sy brenda shtëpisë ku filloi gjithçka:

Ajo u shit për 182,000 dollarë në 1998; 375,000 dollarë në 2005; 620,000 dollarë në 2009; dhe së fundmi 1.53 milion dollarë në 2019, sipas Zillow.

Ai doli në treg me një çmim të kërkuar prej rreth 2.3 milionë dollarë më 18 janar të këtij viti.

Megjithëse është një shtëpi shumë më modeste se çdo rezidencë më e fundit e Bezos, ndoshta është e sigurt të thuhet se kjo shtëpi ishte “çelësi i miliardave” të Bezos - 183 miliardë dollarë për të qenë të saktë. /Telegrafi/

fe2 1

fe3 Garazhi ku filloi Amazon.

fe4 Këtu është një kënd tjetër i garazhit.

fe5 Është ndërtuar në vitin 1954, por është rinovuar në vitin 2001.

fe6

fe7 Ka tre dhoma gjumi...

fe8 ...dhe dy tualete.

fe9

fe10 Ajo gjithashtu ka një dhomë të qëndrimit ditor dhe dritaret i japin shtëpisë shumë dritë natyrale.

fe11 Pjesa e oborrit të pasmë.

fe12 Shtëpia ka ndërruar banuesit disa herë.