LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e rrezikshme: A mund ta besoni se aty jeton një familje me shtatë anëtarë?

Shtëpia e rrezikshme: A mund ta besoni se aty jeton një familje me shtatë anëtarë?

Një shtëpi qindravjeçare në mes të Prishtinës, që është në prag të rrënimit, rrezikon shtatë anëtarët e një familjeje që jetojnë për 40 vite në të.

Shtëpia rrezikon këmbësoret që kalojnë andejpari, e automjetet të cilat ka ndodhur ta godasin shtëpinë, kanë rrezikuar jetët e familjarëve brenda saj.


Institucionet – si Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës dhe Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë – ua hedhur përgjegjësin njëra-tjetrës.

Zonja e shtëpisë thotë se as vetë nuk e di se kur është ndërtuar kjo shtëpi, por thekson se kur erdhën këtu para 40 viteve – për të qëndruar për dy apo tri javë – ishte në gjendje të rëndë.

“Na ka pru komuna për dy-tri javë, e kemi mbetur qe 40 vite. Nga Komuna sot na kanë pyetur se a dimë që jemi në rrezik, kam thënë se qorra nuk jemi po nuk kemi ku të shkojmë. Jemi shtatë anëtarë: dy djem, dy nuse dhe dy fëmijë”, tha ajo.

Zonja e kësaj shtëpie thotë se nuk e kanë në planë të largohet, se do të qëndrojnë deri sa të rrëzohet shtëpia.

“Faji është i Komunës”, thotë ajo.

Dikush jo vetëm që nuk do të guxonte të jetonte në këtë shtëpi, por madje thotë se as nuk kalojnë andej pari. Ndërsa, ka qytetarë që kërkojnë që kjo shtëpi të rrënohet sa më parë.

“Paraqet rrezik për fëmijë. Kjo është një shtëpi koti. Nuk ia vlen me mbajt”, thotë një qytetar.

Zëdhënësja e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, nuk e di nëse banon dikush në këtë shtëpi. Ajo ka thënë për KosovaPress se shtëpia është nën mbrojtjen e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë, pra se nuk është në kompetencën e tyre.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë, Edona Derguti, tha se shtëpia është propozuar të jetë në listën për trashëgimi kulturore, porse është refuzuar vitin e kaluar.

“Këtë vit prapë do të aplikohet për t’u futur në këtë listë”, thotë ajo.

Deri atëherë, fati i kësaj familjeje shtatë-anëtarëshe dhe qytetarëve që kalojnë pran kësaj shtëpie mbetet nën mëshirën e institucioneve përkatëse. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori