Alfred Browning Parker është arkitekti që ka ndërtuar një shtëpi në Floridë të Shteteve të Bashkuara, përmes së cilës rrjedhë një lumë i qetë.

Në këtë mënyrë, banorët mund të shkojnë nga dhoma e ndejës në kuzhinë duke notuar, apo të nisen për në dhomën e gjumit pa pasur nevojë të ecin nëpër shkallë, transmeton Telegrafi.


Shtepia foto 2 Lumi nëpër shtëpi

Pronarët mund t’i gostitin miqtë e tyre, në banakun special që ka edhe ulëse në ujë. Po që se iu mërzitet lumi, ka edhe pishinë dhe saunë.

Shtepia foto 3 Brenda objektit të blerë për dy milionë euro

Shtëpia që është shitur vitin e kaluar për dy milionë euro, ka një dhomë të madhe gjumi në katin e sipërm, bibliotekë dhe një hapësirë pushimi me tri mure dhe pa tavan.

Shtepia foto 4 Oborri luksoz i shtëpisë

Oborri nuk është më pak luksoz, pasi ka lagunë me ujëvarë, dru palme dhe shumë lule. /Telegrafi/