LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë publikon pjesë nga fjalimi i Hotit gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington

Shtëpia e Bardhë publikon pjesë nga fjalimi i Hotit gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington

Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë janë pajtuar të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.


Dy ditë pas kësaj, Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video të fjalimit të Hotit në të cilën flet për përkushtimin e Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përfshirë, përmirësimin e jetës së njerëzve, ekonomisë e tregut të hapur.

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë

Hoti po ashtu falenderon dhe shpreh mirënjohje për shtetin amerikan, administratën Trump, që është e përkushtuar për të ndihmuar dy shtetet në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Unë mendoj që ky është një moment i madh për Kosovën dhe regjionin, mendoj që kemi bërë një hap të madh drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku për të përmirësuar jetën e njerëzve, për të bërë punë të reja në rajon … Ne ndajmë të njëjtat vlera të lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut të hapur”, ka thënë Hoti.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor, 2019, presidenti Trump, emëroi Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel të hënën, ndërsa gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen bisedime në nivel të ekspertëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori