Sekretari i Transportit në Maryland, Paul Wiedelfelt, ka dhënë informacione të detajuara lidhur me përplasjen e anijes në urën në Baltimore që u shemb.

Wiedefelt tha se një grup kontraktorësh ishin duke punuar në urë, në momentin kur ka ndodhur përplasja, transmeton Telegrafi.


1 244

Madje ai theksoi se ata po bënin disa riparime në afërsi edhe të portit – duke i mbushur disa gropa me beton.

2 58

Në anën tjetër është bërë e ditur se porti i Baltimore është mbyllur përkohësisht derisa të përfundojë operacioni i kërkim-shpëtimit.

E zëdhënësi i Rojave Bregdetare të SHBA, u ka thënë gazetarëve se misioni i tyre primar mbetet “kërkimi i të mbijetuarve të mundshëm në ujërat e akullta.

3.

Wiedefelt pranoi se nuk ka të konfirmuar ndonjë rast me fatalitet, dhe theksoi se është akoma herët të dihet shkaku i saktë që çoi te përplasja.

5 34

Nga Shtëpia e Bardhë kanë njoftuar se janë duke monitoruar nga afër situatën pas shembjes së urës në Baltimore.

“Jemi me familjet e atyre që vazhdojnë të konsiderohet të zhdukur si rezultat i incidentit të tmerrshëm”, u tha nga Shtëpia e Bardhë.

E zyrtarë të lartë të policisë kanë deklaruar para gazetarëve se nuk ka indikacione të “terrorizmit” apo ndonjë akti të qëllimshëm. /Telegrafi/