Negociatorët e presidentit demokrat Joe Biden dhe drejtuesit republikan Kevin McCarthy mbajtën bisedime që të dyja palët i quajtën frutdhënëse, në përpjekje për të rritur tavanin e borxhit të Shteteve të Bashkuara, që është në nivelin 31.4 trilionë dollarë dhe për të shmangur kështu një situatë me pasoja katastrofale që do të krijohej nga mospagimi.
Pas një takimi katër orësh në Shtëpinë e Bardhë, McCarthy tha se negociatat janë përmirësuar dhe se do të vazhdonin edhe gjatë natës.
Ai parashikoi se palët do të arrinin një marrëveshje, megjithëse mbeten ende disa çështje të pazgjidhura.
“Kemi bërë ca progres duke punuar. Kjo është shumë pozitive. Dua të sigurohem se do të kemi marrëveshjen e duhur. E shikoj që po punojmë për këtë”, u tha McCarthy gazetarëve.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se bisedimet vazhdojnë të jenë frutdhënëse.
“Nëse vazhdojnë me këtë mirëbesim, mund të arrijmë në një marrëveshje”, tha ajo gjatë një seance informimi ndërkohë që vazhdonin takimet.
Por, Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit demokratë gjithashtu akuzuan republikanët se po mbanin peng ekonominë për të mbështetur një axhendë që nuk mund të kalohej ndryshe. Ata thanë se republikanët duhet të bëjnë lëshime të mëtejshme, pasi do t’iu duhen votat e demokratëve për të miratuar marrëveshjen që do të arrihet.
“Thjesht dëgjoni anëtarët e Grupit të Lirisë në Dhomën e Përfaqësuesve… që i referohen tashmë Shteteve të Bashkuara si një peng i vërtetë”, tha Jean-Pierre.
Koha po mbaron, pasi Departamenti i Thesarit ka paralajmëruar se qeveria federale mund të mos jetë në gjendje të paguajë shpenzimet e saj që nga data 1 qershor, pra vetëm pas tetë ditësh, ndërkohë që do të duhen disa ditë për të miratuar legjislacionin në Kongresin e ndarë për këtë çështje.
Drejtuesit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se do të bëjnë pushimin njëjavor të planifikuar për të filluar nga e enjtja, me rastin e Ditës së të Rënëve gjatë shërbimit ushtarak.
Megjithatë, ata kanë thënë se mund t’i thërrasin sërish me urgjencë ligjvënësit në sesion, nëse do të duhet që të organizohet një proces votimi. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit