LAJMI I FUNDIT:

Shtatzëna Ashley Graham pozon e veshur me bikini

Shtatzëna Ashley Graham pozon e veshur me bikini

Modelja 33-vjeçare aktualisht është në pritje të fëmijës së dytë me burrin Justin Ervin dhe ajo duket mahnitëse.

Në një postim në Instagram, bukuroshja brune shfaqi barkun e rrumbullakosur në bikini teksa hante diçka.


Në foton e mrekullueshme, Ashley zgjodhi të vishte bikini me shumë ngjyra dhe prerje të ulët. Bukuroshja e kompletoi pamjen seksi me një zinxhir barku të artë dhe një gjerdan me shumë ngjyra.

View this post on Instagram

A post shared by Great Hoss (@greathoss)


Ashley njoftoi shtatzëninë e saj me 13 korrik, kur ndau një fotografi profesionale të bërë nga Justin, e cila e tregonte duke mbajtur barkun e saj.

Ajo e mbishkroi postimin, “Viti i kaluar ka qenë plot surpriza të vogla, pikëllime të mëdha, fillime të njohura dhe histori të reja. Unë sapo kam filluar të përpunoj dhe festoj se çfarë do të thotë ky kapitull tjetër për ne”.

Ashle Graham shfaq barkun e rrumbullakosur në të brendshme
Lexo po ashtu Ashle Graham shfaq barkun e rrumbullakosur në të brendshme

Që nga njoftimi i saj për shtatzëninë, si gjithmonë ajo ka qenë shumë e sinqertë, duke shfaqur shumë shpesh edhe strijat pa hezitim. /Telegrafi/