Ka shumë shtete që e mirëpresin Donald Trump-in si President të 45-të të SHBA-ve. Rusia po shijon skepticizmin e tij mbi vlerat e NATO-s, ndërsa shtete të tjera si Filipinet apo Turqia duartrokasin idenë e presidentin për të vënë theksin tek interesat e përbashkëta, më shumë sesa të vlerat Perëndimore. Por ka edhe disa shtete që nuk do ta donin atë në krye të SHBA-ve.
Më poshtë janë 7 shtetet që i druhen më shumë presidencës së Trump.
Meksika – Trump ka paralajmëruar disa herë ndërtimin e një muri me Meksikën, e nëse kjo ndodh vendi do përballet me miliona deportime dhe me një presion intensiv në tregtinë mes dy vendeve. Dihet tashmë se Meksika dërgon 80% të eksporteve në SHBA dhe merr 60% të importeve nga amerikanët.
Japonia – Është e vërtetë se Kryeministri japonez dhe Trump kanë interesa të përbashkëta, por Japonia i druhet marrëdhënieve që SHBA-të do të ndërtojnë me Kinën. Nëse Trump vendos të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet e tij me Kinën, japonezët do të ndodheshin të izoluar midis dy prej partnerëve më të mëdhenj tregtare. Shto këtu edhe marrëdhëniet e vështira të Japonisë me Korenë e Jugut dhe vendi mund të bjerë në një izolim të ashpër.
Letoni, Estoni, Lituani – Vendet Baltike janë ato që e presin më me ankth Presidentin e ri të SHBA-ve. Ato nuk e shikojnë me sy të mirë marrëdhënien e mirë të Trump me Putin sepse i druhen ndërhyrjes së Rusisë për të zhvendosur kufijtë më të njëjtin arsyetim si në rastin e Ukrainës. Nëse deri tani këto vende janë ndjerë të mbrojtura duke qenë pjesë e NATO-s, deklaratat e Trump-it për zhvlerësimin e Organizatës kanë shtuar dozën e frikës.
Gjermania – Angela Merkel ia ka bërë një ofertë bashkëpunimi Trump-it bazuar në vlerat e përbashkëta të “demokracisë, lirisë, respektimit të ligjit dhe ruajtjes së dinjitetit të çdo njeriu, pa dallime origjine, ngjyre, feje, orientimi seksual apo prirjeje politike”. Thënë ndryshe, ne marrim përsipër të bashkëpunojmë më ju nëse ju nuk do i trajtoni meksikanët dhe myslimanët ashtu siç keni premtuar në fushatë. Merkel gjithashtu ka drejtuar dënimin e Europës ndaj Rusisë me sanksione për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë dhe premtimi për marrëdhënie të mira midis Trump e Putin do të minonte pushtetin dhe fuqinë e saj në Europë.
Franca – Shqetësimi i Francës është më tepër i brendshëm. Ata druhen se fitorja e Trump-it do të nxitë fitoren e Frontit Kombëtar të Marine Le Pen, e cila nëse vjen në krye të shtetit do ta orientojë Francën drejt daljes nga BE-ja dhe përqendrimit te forcimi i kufijve dhe zhvillimi i brendshëm. Kundërshtarët e Le Pen druhen se Trump do të mbështesë publikisht kandidaturën e saj, çka do të ishte një moment kyç për fatin e zgjedhjeve.
Prej shumë vitesh nuk ndodhte që ardhja e një Presidenti amerikan të shkaktonte kaq shumë ndjesi, pozitive apo negative, brenda e jashtë vendit. Por a do të arrijë Trump të mbajë premtimet me të cilat ka ngjallur panik në shumë liderë e vende të botës?! /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
SHBA po konsideron ndërprerjen e financimit të batalionit famëkeq izraelit
Parlamenti Evropian bën thirrje për vendosjen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën