Duke ditur që brenda pak ditësh do të mbahet festivali më i madh i muzikës Sunny Hill Festival,  i cili po konsiderohet të jetë ngjarja më e madhe kulturore në vend, ne po ju sjellim disa nga rregullat kryesore të veshjes për festivalet muzikore.

Rregulli #1

Mbaje stilin tënd


Mbaje në mend.  Nuk është festa e Halloween ku ju duhet të  transformoni dukjen tuaj.

Mënyra më e mirë për të planifikuar veshjen për festival është që gjithmonë Ti duhesh të marrësh parasysh stilin tënd personal, dhe ta përziesh atë me një stil bohem, rock, apo ndonjë element të viteve të 60 –ta.  Është shume e thjeshtë pra, ti duhesh vetëm të mbash stilin tënd, mirëpo vetëm në një nivel më ndryshe.

2b84b809115ec2185b0e4801b9616aa6

Rregulli # 2

Zgjidh një vetëm një element

Juve ju duket se nuk do të gaboni nëse veshja e juaj përcjellët vetëm me një vibe, bohem apo rock, mirëpo e vërteta është se ju edhe mund të gaboni. Nëse veshja e juaj është tërësisht e përfshirë në ndonjërin prej stileve bohemian, rock, hippie atëherë ju mund të dukeni edhe pak qesharak, dhe për atë është mirë që të zgjedhni vetëm një element të këtyre stileve dhe ta përzieni atë me ndonjërën prej veshjeve të cilën e keni në dollap, dhe ju do të dukeni shumë cool.

06c5eed13f77cbf9fefc968dd13b57f3

Rregulli #3

Blej diçka me fije

Fijet gjithmonë janë pjesë e sfilatave të botës, dhe kjo gjithmonë ju lejon që ju ti përdorni ato edhe gjatë sezonës së festivaleve. Ju mund të kombinoni këto fije në çantën tuaj, jakne, çizme apo edhe ti përdorni edhe si aksesorë për flokë.

2df8cadcd02da487a730d19d360df49e

Rregulli numër #4

Shto një kontrast

Nëse ju zgjedhni të vishni një fustan të gjatë, atëherë kombinojeni atë me një jelek të lëkurës, apo nëse vendosni të vishni xhinse të shkurta atëherë kombinoni ato me çizme.

0f804eebb78f980258aea2235b75f4c2

Rregulli #5

Blini rroba të vjetra

Për një çmim shumë të arsyeshëm ju mund ta keni dukjen më të dëshirueshme. Vizitoni dyqanet që ofrojnë veshje të përdorura se vetëm aty ju mund të gjeni veshje të viteve 60 –ta , 70-ta, 80 –ta, 90-ta etj.

ff185c56c765107079314f71a0aaec03

Rregulli #6

Harroni Sandalet

Festivalet muzikore zakonisht mbahen në ambiente të gjelbëruara, e nëse ju keni gishtat e këmbës të zbuluara atëherë gjasat për ti lënduar këmbët me ndonjë gurë, apo insekt të padëshiruar janë të larta. Kështu që mbështetuni tek atletet, çizmet apo këpucët e mbyllura.

d08e784a9f5352c72d88f3c8292409c2

Rregulli #7

Mos harroni xhupin

Ndoshta do të tingëllojë e çuditshme të mbash xhup në sezonin më të nxehtë të verës, mirëpo edhe në shkretëtirat më të mëdha të botës nuk është nxehtë 24 orë. Merr diçka të lehtë të cilën mund ta lidhësh afër belit, apo ta mbash në çantë. /Telegrafi/

b043185f44f47b64b460af75771aba27