Derisa ekziston një viktimë, do të ekzistojë dhe një ekzekutues: shumë shpesh përfundojmë të jetojmë marrëdhëniet në çift si një lojë pushteti. Prishe këtë skemë.
Ndërtoje vetë jetën tënde, botën tënde dhe mos ki frikë t’i tregosh nevojat e tua, atë që është e rëndësishme për ty: me ndershmëri, ëmbëlsi, vullnet të hekurt. Aty ku ka bashkëveprim, dashuria shpalos krahët dhe është e aftë të na ngrejë në fluturim.
Imagjino të ardhmen
Ç’cilësi duhet të ketë një mashkull që të bini në dashuri me të? Në një moment qetësie, ndoshta para se të biesh në shtrat, mendo se çfarë “pasurie” ke trashëguar nga çdo histori dashurie që ke përjetuar. Thekso gjërat konstruktive dhe mendo se çfarë nuk ka funksionuar realisht, transmeton Telegrafi.
Imagjino të ardhmen: si është njeriu që duhet të jetë përkrah teje përgjatë jetës? Fokusohu vetëm në detajet e vogla: ato thonë shumë për nevojat më thelbësore. Imagjinoje sa më saktë të jetë e mundur partnerin me të cilin dëshiron të ndash ditët: ky ushtrim imagjinate do të të ndihmojë t’ia bësh të qartë vetes se për çfarë lloj njeriu ke nevojë që të ndihesh mirë.
Ul pritshmëritë
E ke vënë re që ish i dashuri është e kundërta e asaj që imagjinon? Kjo ndodh sepse shpesh kërkojmë njerëz të ndryshëm nga ata që kemi vërtet nevojë që të ndihemi mirë. Kur jemi të vetëdijshëm, gjetja e personit ideal bëhet më e thjeshtë.
Tani, mundohu të stakosh trurin: viktima te rrethit vicioz të mendimeve, pritshmërive, hamendësimeve, duhet të rimësojmë të pranojmë mësimet e marra nga e kaluara dhe të krijojmë hapësirë për të jetuar të tashmen e shpirt të çliruar, gati për të ndjekur stimujt e së tashmes.
Përkushtoju vetes
Në vend që të investosh kohë në bisedat për dashurinë, përqendrohu te vetja: rigjej kënaqësinë e zbulimit të pasioneve, kultivo kënaqësi të reja, mundohu të hysh në kopshtin sekret.
Kjo nënkupton se nuk ke më nevojë të dalësh me një djalë që nuk të bind vetëm e vetëm që të shohin se shoqërohesh me dikë. Veç kësaj, rrezikon të largohesh edhe më tepër nga dashuria e vërtetë. Ki kurajën ta lësh të lirë rrugën e zemrës, kultivo pasionet e shpirtit, duke shijuar të sotmen.
Shijo çastin
Lëru hapësirë rasteve që të paraqiten: një kafe, një darkë me miqtë me të cilët ke kuptuar se keni interesa të përbashkëta, një takim në dyqan apo një xhiro me biçikletë. Një këshillë? Mos e rëndo freskinë e një takimi me pritshmëri: mund të jetë njeriu i jetës, një miqësi e re apo thjesht një fragment i vogël, nga i cili duhet të përfitoni tani.
Mos gjyko
Kur të përjetosh fillimin e një marrëdhënieje të re, mendo për imazhin që ke përjetuar në fillim: ke të bësh me një person të ri, i ndryshëm nga të gjithë të tjerët që ke takuar deri më tani. Edhe ti je një femër e re, me të kaluarën tënde dhe me ëndrrat në sirtar për të ardhmen.
Mos e saboto veten, buzëqeshu gjurmëve, pasi ato bëjnë pjesë në historinë tënde. Prishi skemat ku ke qenë viktimë: ekziston një fund për t’u imagjinuar në mënyrë të paparë. Ji bujare me veten: lumturia jote ka më shumë rëndësi.
Dashuria gjeneron buzëqeshje
Çlirohu, jetoje marrëdhënien e dashurisë ditë pas dite. Mos ki frikë nga martesa: dashuria që plotësohet shkon përtej ceremonive për të cilat kemi nevojë mbi të gjitha si pohim për të qenë të sigurt. Mashkulli që vlen?
Ai që të bën të qeshësh, ai që edhe kur grindeni nuk e bën për t’ju shkatërruar, por për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin. Është mashkulli që bën projekte. Është mashkulli që të respekton, një njeri i thjeshtë dhe i mirë, i aftë ta shohë jetën me përulësinë dhe origjinalitetin e një njeri që kupton vlerat e vërteta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Studim: 87 për qind e femrave të bardha duan të bëjnë seks me meshkuj me ngjyrë
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri