Kur të gjitha duam një partner të mirë, pse shpesh përfundojmë duke u dashuruar me të gabuarin?!
Mos e fajësoni veten, por në takimin e radhës bëni diçka: konsideroni gjithë çfarë mund të prisni nga marrëdhënia me një tip të tillë.
Për çfarë tipash e kemi fjalën?
1. Ai që sapo ka dalë nga një lidhje e gjatë!
Vetëm se është sërish i disponueshëm, s’do të thotë që është gati për një lidhje të re, aq më tepër nëse ndarja s’ka ardhur për shkak të tij.
Sipas ekspertëve, ata kanë ende punë për të bërë me veten dhe gjasat që të të lëndojnë ty janë më të larta. Duhet të siguroheni që të ketë marrë gjithë kohën e duhur për t’u përfshirë 100% në lidhjen e re.
2.“Dominanti”
Ai është djali perfekt. Bën palestër dhe të gjitha vajzat çmenden pas tij. Nëse po mendoni se ku është e keqja këtu na lini të vazhdojmë analizën. Ai vërtetë mund të jetë si një “Zeus” i zbritur në tokë por disa gjëra rreth këtij djali do t’ju ngrenë nervat aq keq sa që me siguri do të ngriheni e të ikni pa mbaruar takimi.
Bisedat rreth peshës, muskujve, dhe faktit që edhe ai është i vetëdijshëm rreth të qenit i pashëm kanë për t’ju bërë të mendoni se keni ndryshuar rolet. “Më fal, kush është zonjusha nga ne të dy?”
3. “Tradicionalisti”
Ai kërkon nuse për shtëpi. Nëse nga ky takim nuk keni pritshmëritë se do të gjeni burrin me të cilin pas 6 muajsh do të jeni të martuara atëherë mos dilni me një djalë me pikëpamje kaq “tradicionale”.
4. Djali “dorëlirë”
Si një djalë xhentil ky nuk do t’ju lërë të fusni dorën në xhep. Tavolinat në zonën “Vip”, restorantet e shtrenjta dhe dhuratat nuk do t’ju mungojnë në rast se vendosni të dilni me të. I vetmi problem është se do t’ju duhet të duroni të gjithë muhabetet e tij lidhur me jetën e shtrenjtë që bën dhe femrat e shumta materialiste që ka takuar të.
5. Djali “i mamit”
Nëse “tradicionalisti” kërkon nuse për shtëpi ky tjetri kërkon nuse për të ëmën. Kështu që nëse nuk e keni problem këtë fakt do t’ju këshillonim që së pari të dilnit me të ëmën e tij meqë ajo merr vendimet.
6. Djali “i keq”
Sherret me djem të tjerë do të jenë gjithçka që veshët do t’ju dëgjojnë po dolët me një djalë “të keq”.
Nëse jeni natyrë paqësore dhe doni një të dashur me sjellje normale, atëherë ky nuk është aspak ajo që ju po kërkoni.
7. “I fiksuari pas punës dhe parave”
Të jetë ambicioz është cilësi shumë e rëndësishme dhe e çon përpara raportin në çift, por kjo bëhet shqetësuese nëse nuk ruhet masa dhe kthehet në fiksim. Kjo tipologji mund t’ju sjellë goxha probleme dhe bëni mirë ta dini që prej fillimit.
Ju do ta keni shumë të vështirë ta njihni në aspekte të ndryshme të jetës nëse gjithçka ai bën është puna. Ka një jetë përtej saj dhe duhet gjetur balanca!
Burimi: Glamour, Anabel
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Maska më e mirë kundër zbokthit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre