Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Dikush u rikonfirmua në krye të komunës për herë të dytë, derisa ka të tillë që konfirmohen në krye të komunës për herë të pestë.
Janë plotë shtatë kryetarë të komunave që janë zgjedhur së paku tri herë në krye të komunave.
Burim Berisha është politikani që më së gjati ka qëndruar në krye të një komunë në Kosovë.
Pas konfirmimit të fitores në zgjedhjet e fundit lokale, Berisha fillon mandatin e pestë në krye të Fushë Kosovës.
Besim Ilazi, kishte fituar garën për kryetar të Kaçanikut në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Xhabir Zharkut.
Që nga ajo kohë Ilazi ka fituar edhe tri mandate tjera radhazi, shumica në raundin e parë. Mandati i katërt i Ilazit në krye të Kaçanikut përfundon në vitin 2025.
Sokol Haliti i hyri garës zgjedhore në Viti si anëtar i LDD-së qysh në vitin 2007. Por ai u mund nga kandidati i PDK-së Nexhmedin Arifi për dy herë radhazi.
Mirëpo Haliti arriti të mposht Arifin në zgjedhjet e vitit 2013. Haliti u konfirmua si kryetar edhe në vitin 2017 qysh në raundin e parë, derisa në zgjedhjet e fundi ai u certifikua kryetar për mandatin e tij të tretë.
Gazmend Muhaxheri për herë të parë garës zgjedhore për Komunën e Pejës e kishte hyrë në vitin 2009. Në atë kohë si pjesë e partisë “Ora”, Muhaxheri ishte renditur i katërti. Por pas shkrirjes së Orës në LDK, Muhaxheri i hyri garës në Pejë si kandidat i LDK-së duke fituar tri mandate, dy nga të cilët qysh në raundin e parë.
Xhafer Gashi ka marrë mandatin e tretë në krye të Obiliqit. Gashi si pjesë e AAK-së kishte fituar dy gara zgjedhore në Obiliq përkatësisht në vitin 2013 dhe 2017. Derisa në zgjedhjet e fundit lokale Gashi fitoi si kandidat i pavarur.
Edhe Imri Ahmeti i LDK-së ka tri mandate në krye të Lipjanit. Ahmeti në dy palë zgjedhjet e fundit lokale madje fitoi garën qysh në raundin e parë.
Agim Aliu kishte fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Ferizajt në vitin 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemajlit.
Por një vit më vonë Aliu kishte humbur zgjedhjet për kryetar të Ferizajt përballë Muharrem Svarqës së LDK-së. Aliu katër vite më vonë kishte mposhtur Sfarqën, derisa në zgjedhjet e fundit lokale u konfirmua përsëri fitues qysh në raundin e parë.
Ky do të jetë mandati i tretë i Agim Aliut në krye të Ferizajt.
Për herë të dytë në krye të komunave janë konfirmuar edhe Bashkim Ramosaj, Bali Muharremaj, Ardian Gjini, Zenun Elezaj, Smajl latifi, Ramiz Lladrovci e Spejtim Bulliqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës