Të paturit e një marke të fuqishme, identifikuese dhe personale nuk është një gjë që u përket po themi atyre që njihen si influencues apo kompanive milionadollarëshe
Nëse mendoni se jeni në kërkim të një pune më të mirë, nëse doni të keni klientë rinj dhe të njiheni dhe identifikoheni përmes diçkaje tuajën, mund ta bëni.
Duke krijuar një tablo të përgjithshme të aftësive tuaja dhe mënyrës sesi i sheh bota ato, mund të krijoni një markë personale.
Në vijim gjeni një udhëzues me shtatë hapa, që i referohen një liste të përpiluar nga Forbes.
1) Krijoni vizionin e markës
Duhet të krijoni në kokë një vizion të markës suaj, të përfytyroni në kohën e tashme, a thua se e keni realizuar tashmë. Një vizion i asaj që doni të bëni ju ndihmon që të zhvendoseni me vetëdije nga “ku jeni” në “ku do të shkoni”.
Një formulë klasike që shërben për të kuptuar se çfarë mund të bëni më mirë është t’i përgjigjeni pyetjes: “Unë ndihmoj___për___”. Të drejtuarit e diçkaje fillon duke gjetur “psenë” tuaj. Autori Simon Sineak thotë se “njerëzit nuk blejnë atë që bëni ju; ata blejnë pse ju e bëni”.
2) Vendosni se për çfarë doni të njiheni
Nëse do të bëheshit të njohur në një fushë të caktuar, cila do të ishte? Mënyra e vetme për të krijuar një markë personale dhe të fuqishme është të bësh atë që di të bësh më mirë në një fushë të caktuar.
Hulumtoni konkurrencën në treg dhe përcaktoni se çfarë ju dallon, çfarë bëni ju më mirë. Çfarë ju bën unikë? Shfrytëzoni talentin dhe dilni nga turma. Marka është pasqyrim i pasioneve, aftësive, vlerave dhe besimeve. Tuaja.
3) Përcaktoni audiencën
Një ndër gabimet që mund të bëni është të përpiqeni të krijoni diçka që i përfshin të gjithë. Mund të ndodhë që një shërbim/produkt të jetë për të gjithë, por jo gjithmonë. Caktoni se kujt doni t’i shërbeni.
Një markë e suksesshme fillon me “kush jeni, çfarë po kërkoni” për të kuptuar se si mund të pozicionoheni në treg.
4) Ndërtoni një mesazh të qëndrueshëm
Vendosni për një mesazh që ju përfaqëson dhe vendoseni në të gjitha kanalet e komunikimit.
Të qenurit të qëndrueshëm sjell besueshmëri. Të gjeni çfarë ju përfaqëson dhe t’i qëndroni besnik është shumë e rëndësishme për krijimin e një marke.
5) Qëndroni autentikë
A e dini çfarë ju dallon ose ju identifikon? Përpiquni ta përcaktoni dhe “përqafojeni” veçantinë tuaj.
6) Krijoni faqe në internet
Të paturit një faqe në internet është thelbësore në ditët e sotme, pa marrë parasysh se kush jeni dhe çfarë po bëni. Ka pafund platforma që ju lehtësojnë punën në këtë pikë, shkruan Anabel.
Krijimi i një faqeje të caktuar nuk është punë e lehtë, por patjetër që është reflektim i asaj që jeni.
7) Kushtojini rëndësi rrjeteve sociale
Në ditët e sotme, nuk është e lehtë që të kesh një markë bindëse, që nuk rezulton kurrkund në internet.
Pas faqes, krijoni profilet përkatëse në LinkedIn, Twitter, Facebook, Instagram dhe kanale të tjera, në varësi të markës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City