Bylbyl Sokoli ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit dhe mbështetet nga Golden Eagle dhe Air Munich.   

Mes shumë temave të diskutuara në podcast, Sokoli u ndal për të treguar më shumë rreth sukseseve të tij si trajner. 


Ai gjatë karrierës së tij si trajner ka marrë pjesë në shtatë finale të Kupës së Kosovës, ku pesë herë e ka fituar atë me pesë ekipe të ndryshme. 

“Me ekipe të vogla kemi fituar. Unë nuk kam thënë asnjëherë kam fituar se vet nuk mundet në sport me fitu”. 

“Kemi fituar kupën me 2 Korrikun, kemi fituar kupën me KEK-un, kemi fituar kupën me Kosovën e Prishtinës, kemi fituar kupën me Besianën, kemi fituar kupën me Dritën”. 

“Janë shtatë finale të cilat i kemi luajtur. Një herë me Besianën dhe me Ferizajn në finale kemi humbur”, rrëfen më tej Sokoli. 

Episodi i plotë me Bylbyl Sokolin transmetohet të shtunën në ora 17:10 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit.    

Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist dhe trajner i njohur i cili ka shumëçka për të treguar nga karriera e tij e pasur./Telegrafi/

telegrafi sport app