Themelimi i Bitcoin
Origjina e Bitcoin gjurmët e para i ka në vitin 2008, kur krijuesi i saj me pseudonim Satoshi Nakamoto, botoi një dëshmi të konceptit për Bitcoin. Nakamoto u largua nga projekti në 2010, por zhvilluesit e tjerë e vazhduan punën.
Një krijues i paidentifikuar
Identiteti i vërtetë i krijuesit të Bitcoin-it nuk është konfirmuar kurrë. Disa kanë supozuar se e kanë gjetur krijuesin e Bitcoin në vitin 2014, Satoshi Nakamoto mirëpo ai e ka mohuar fuqishëm këtë.
Në vitin 2015, një ndërmarrës australian i quajtur Craig Wright tha se ai ishte krijuesi i Bitcoin, por ai nuk mund të prodhonte dëshmi për të mbështetur pretendimin e tij.
Pica është produkti i parë i blerë me Bitcoin
Transaksioni i parë që përfshinte Bitcoin u raportua më 22 maj 2010, kur një programues i identifikuar si Laszlo Hanyecz tha se ai “tregtoi me sukses 10 mijë Bitcoin për të blerë picë”. Deri më 28 gusht 2017, 10 mijë Bitcoin kanë vlerë rreth 43 milionë dollarë.
Humbja më e madhe e Bitcoin
Në fillim të vitit 2014, Bitcoin pësoi një humbje shkatërruese. Rreth 460 milionë dollarë nga monedha (në vlerën e vitit 2014) u vodhën. Kjo ishte humbja më e madhe e Bitcoin ndonjëherë dhe ngriti shqetësime rreth asaj se sa e sigurt ishte monedha.
Investitorët milionerë të Bitcoin
Ndër investitorët më të rëndësishëm në Bitcoin përfshijnë Cameron dhe Tyler Winklevoss (binjakët e arsimuar në Harward). Ata investuan 11 milionë dollarë në Bitcoin në vitin 2013, një shumë që thuhet se ishte rreth një për qind e të gjithë Bitcoin në qarkullim në atë kohë.
Një tjetër investitor është edhe sipërmarrësi Erik Finman, i cili ka investuar 1.000 dollarë në Bitcoin kur ishte 14 vjeç dhe tani është milioner.
Bitcoin e pëlqejnë edhe të famshmit
Persona të famshëm kanë shprehur gjithashtu entuziazëm për Bitcoin. Gwyneth Paltrow, Ashton Kutcher, Nas dhe Floyd Mayweather, të gjithë kanë investuar në Bitcoin.
Ju mund të blini shumë gjëra me Bitcoin
Njerëzit gjithmonë pyesin se çfarë mund të blihet me Bitcoins. Por pyetja e vërtetë duhet të jetë: Çfarë nuk mund të blihet me Bitcoin? Tani shumë gjëra mund të blihen përmes kësaj monedhe dhe numri i tyre po rritet dita e ditës. /Faktoman /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit