LAJMI I FUNDIT:

Shtabi i Krizës në Kumanovë kërkon raportin dhe procesverbalin nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese

Shtabi i Krizës në Kumanovë kërkon raportin dhe procesverbalin nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese

Shtabi i Krizës i Kumanovës kërkon nga Institutit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) që t’i dorëzohet raporti dhe procesverbali nga mbikëqyrja inspektuese, organet kompetente ta zbardhin rastin. Këto janë disa nga konkluzionet nga mbledhja e 38-të e mbajtur e shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim.

“Shtabi është i shqetësuar për shkak të gjendjes së krijuar me mbikëqyrjen e jashtëzakonshme inspektuese të ISHSSH sa i përket komandantit dhe anëtarit shoqërues të shtabit për shkelje të supozuar të procedurave dhe kërkon që procesverbali dhe raporti nga procedura t’i jepet në mbikëqyrje”, thuhet në kumtesën e sotme.


Nga shtabi njoftojnë se konstatimi i tillë hedh dyshim ndaj punës së deritanishme të bërë nga ana e tyre në luftën me epideminë e Kovid-19 në Kumanovë.

Ato shtojnë se e mbështesin punën dhe angazhimin e punonjësve shëndetësorë (mjekë dhe personeli mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm, Shtëpinë e Shëndetit, mjekët amë, QSHP, epidemiologët, etj) në Kumanovë dhe e theksojnë bashkëpunimin dhe falënderimin e deritanishëm.

“SHKMSH do të vazhdojë me betejën duke shfrytëzuar mjetet dhe logjistikën në dispozicion dhe theksojnë se prioritet mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore dhe kujdesit për qytetarët e Kumanovës. Shtabi kërkon nga NP “Ujësjellësi” që për çdo ditë të informojë për aktivitetet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe t’i publikojë në ueb faqen e Komunës së Kumanovës. Shtabi i rekomandon komunës që të ndajë sasi të caktuara të maskave për ndërmarrjet publike”, thuhet në kumtesë.

Prej atje iu bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e Qeverisë dhe shtabit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori