LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK kërkon të merren masa ndaj logopedit që abuzoi psiqikisht me një paciente 3-vjeçe

SHSKUK kërkon të merren masa ndaj logopedit që abuzoi psiqikisht me një paciente 3-vjeçe

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka reaguar pas raportimeve se një logopedi nga Gjilani kishte abuzuar psiqikisht me një vajzë 3-vjeçare e diagnostikuar me autizëm, duke thënë se rasti ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së.

Në reagimin në Facebook, SHSKUK thotë se menaxhmenti i SHSKUK-së ka kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, pasi që drejtori i klinikës është mbikëqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse.

“Për SHSKUK-në është e dënueshme dhe e papranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagim.


Sa i përket asaj se ordinanca ku ndodhi keqtrajtimi nuk ka pasur licencë, SHKSUK thotë se lëshimi i licencës është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njëjtit duhet të lajmërojnë institucionet.

“Mungesa e një data-baze elektronike për stafin e SHSKUK-së e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avancimeve dhe mungesave eventuale të stafit. Për këtë arsye, menaxhmenti i SHSKUK-së para dy jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj”, përfundon reagimi i SHSKUK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Lajme
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori