LAJMI I FUNDIT:

ShSKUK jep sqarime rreth tenderit për furnizimin me Heparinë

ShSKUK jep sqarime rreth tenderit për furnizimin me Heparinë
Foto: Arkiv

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë disa sqarime rreth tenderit për furnizim me Heparinë.

Lidhur me publikimet për tenderin për furnizim me Heparinë, e cila është jetike për pacientët në dializë (asnjë dializë nuk mund të bëhet pa të), Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), sqaron se ka shpallur tender me procedurë të hapur me datë 18.09.2020, ku pas vlerësimit profesionalë, ka shpallur fitues operatorin ekonomik, i cili ka ofertuar me çmimin me të lirë.


“Kjo lëndë ka qenë e trajtuar tri herë në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (OShP) dhe pas dështimit, ShSKUK ka qenë e detyruar të hapë procedurë të negociuar për furnizim, për të mos e rrezikuar jetën e pacientëve që kryejnë dializën”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.

Më poshtë sqarimi ShSKUK-së:

“Kjo lëndë ka qenë e trajtuar tri herë në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (OShP) dhe pas dështimit, ShSKUK ka qenë e detyruar të hapë procedurë të negociuar për furnizim, për të mos e rrezikuar jetën e pacientëve që kryejnë dializën.

Sa i përket procedurës së rregullt, Operatori Ekonomik në procedurë ka bërë ankesë në OShP, me arsyetimin se është i vetmi ofertues që e ka të regjistruar produktin në Kosovë.

OShP me datë 10.12.2020, kishte kthyer lëndën në rivlerësim. ShSKUK në fazën e rivlerësimit ka vërtetuar se ka tejkalime substanciale të buxhetit dhe sërish është anuluar tenderi. OShP, me datë 26.01.2021 përsëri e kishte kthyer lëndën në rivlerësim.

ShSKUK në fazën e rivlerësimit ka marrë çmimet referente nga rajoni dhe ka vërtetuar se ka tejkalime të buxhetit, sërish është anuluar tenderi.

Sërish operatori bënë ankesë në OShP, ku me vendim të datës 24.03.2021, OShP e vërteton vendimin e Autoritetit Kontraktues- ShSKUK.

Pasi ka qenë e pamundur të lidhet kontratë me procedurë të hapur, ShSKUK ka iniciuar procedurë të negociuar në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik, për sasi të kufizuar të Heparinës, deri në lidhje të kontratës së rregullt.

Ju sigurojmë se Sektori i Prokurimit në ShSKUK, ka respektuar në tërësi Ligjin e Prokurimit gjatë zhvillimit të kësaj procedure.

ShSKUK do të iniciojë sërish procedurë të hapur për furnizim me këtë produkt, andaj ftojmë të gjitha organet kompetente, organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile që merren me monitorim të proceseve të prokurimit, të monitorojnë këtë procedurë të prokurimit, që nga inicimi i saj, deri në lidhjen e kontratës.

ShSKUK është e përkushtuar të zbatojë në tërësi ligjet e aplikueshme në Kosovë, në të njëjtën kohë të bëjë furnizim të rregullt me produktet e nevojshme për pacientët”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori