LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK pas vendimit për rastin e Sejdiut: Inspektorati i Punës nuk ka vlerësuar gjendjen faktike

SHSKUK pas vendimit për rastin e Sejdiut: Inspektorati i Punës nuk ka vlerësuar gjendjen faktike

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), njofton se ka pranuar Vendimin me numër 7389, të datës 05.10.2020, nga ana e Inspektoratit të Punës, përmes së cilit njoftohet se është refuzuar ankesa e Bordit Drejtues, për pezullim të Vendimit të Shkallës së Parë të Inspektoratit të Punës, lidhur me shkarkimin e Basri Sejdiu nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së.

Sipas SHSKUK-së, Inspektorati i Punës nuk ka vlerësuar gjendjen faktike në mënyrë adekuate lidhur në këtë çështje.


“Bordi Drejtues i SHSKUK-së, konsideron që Inspektorati i Punës nuk ka vlerësuar gjendjen faktike në mënyrë adekuate lidhur në këtë çështje, po ashtu, ka vepruar jashtë kompetencave të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-144 për Zyrtarët Publik, si rrjedhojë do të procedojë këtë rast tek institucionet kompetente, konform dispozitave ligjore”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Inspektorati vendosi kthimin e tij në krye të SHSKUK-së, Basri Sejdiu bënë akuza për menaxhimin e pandemisë në muajin e fundit
Lexo po ashtu Inspektorati vendosi kthimin e tij në krye të SHSKUK-së, Basri Sejdiu bënë akuza për menaxhimin e pandemisë në muajin e fundit

Në fillim të muajit korrik, Bordi i SHSKUK-së kishte marr vendim që ta liroj nga detyra ish-drejtorin Sejdiu.

Në njoftimin e bërë nga SHSKUK thuhej se shkarkimi i Sejdiut vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.

Po ashtu, ishte bërë e ditur që në vend të Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Valbon Krasniqi, mjek specialist i infektologjisë. /Telegrafi/