Nik Xhelilaj është pa diskutim një prej aktorëve më të suksesshëm shqiptarë.
Ai numëron role të shumta në kinematografinë vendore, gjersa viteve të fundit karriera e tij është shtrirë edhe në arenën evropiane.
Xhelilaj u bë së fundmi pjesë e komedisë shqiptare “Policë për kokë”, e cila javën e kaluar u dha premierë në Prishtinë.

Ai në një intervistë për Telegrafin rrëfeu emocionet e të qenit pjesë e këtij kasti, që pas shumë kohe e ka rikthyer në një projekt kinematografik vendor.
“Ne dje kishim premierën në Tiranë dhe më ka shymur me të thënë drejtën sepse ka ritëm shumë të mirë filmi me atë që u pata merak. Ka reagime shumë të mira në publik. Ka një kimi shumë të mirë mes dy personazheve kryesore, kështu që deri më tani gjithçka është shumë pozitive”, tha Xhelilaj.

Ndonëse është i njohur për rolet e tij dramatike dhe kryesisht të errëta, Niku e sprovoi veten kësaj here edhe në komedi dhe satirë.
Ai tha për Telegrafin se dëshira për të provuar diçka ndryshe e ngacmoi për t’i thënë ‘Po’ ftesës së regjisorit Aldo Bardhi, për t’u bërë pjesë e këtij filmi.
“Skenari ishte faktori i parë kryesor, pastaj Aldo regjisori, i cili ishte bindës në mënyrën se si e paraqiti edhe rolin – por me sa po kuptoj unë këto vitet e fundit ka nisur një tendencë të paktën në prodhimet dhe produksionet shqiptare që të ketë një lloj argëtimi edhe për kinemanë dhe dëshira për të provuar diçka ndryshe”, tha Nik Xhelilaj për Telegrafin.

Aktori shqiptar përndryshe vitin e kaluar u bë pjesë e serialit të njohur turk, “Rise of Empires: Ottoman II”, i cili është pjesë e platformës më gjigante të transmetimit të filmave në botë, Netflix.
Nikut i është besuar një rol i rëndësishëm në këtë serial, përkatësisht ai i kryeministrit – e që në Perandorinë Osmani njihej si ‘Veziri i Madh’.
Ai tha për Telegrafin se eksperienca në këtë serial i ka shkuar si mos më mirë dhe i vjen mirë që pati rastin të bëhej pjesë e këtij projekti me motive historike.
“Por siç thonë turqit, Mashallah – nuk është keq. Ajo ishte një tjetër eksperiencë e mirë. Ne xhiruam vjet nga fundi i vitit 2021 dhe fillimi i vitit 2022. U bë mbarë sonte që të dilte në transmetim – reagimet janë shumë pozitive. Është një tjetër eksperiencë, sigurisht edhe kasti i aktorëve dhe produksioni, unë në anën tjetër kam qejf pak këto produksionet historike, kështu që duket sikur po shkojnë gjërat mirë, në rrugë pozitive”, theksoi Xhelilaj.

Duke qenë se është kinematografia e tretë që e sprovon veten, pas asaj shqiptare dhe gjermane, Niku u shpreh se sigurisht që lëvrimi nëpër gjuhë e kultura të ndryshme ka qenë sfidë më vete.
“Po gjuha mbetet gjithmonë njëlloj, problematike për ne aktorët. Se nuk e kemi të thjeshtë siç e kanë sportistët apo këngëtarët, të cilët e tregojnë talentin e tyre pa qenë të detyruar të flasin. Ajo përgjegjësi vazhdon të jetë akoma, por që pas kaq vitesh mund të them se po vijmë te normaliteti, kështu që mendoj së paku me gjuhën turke jam rehat në set”, tha ai.

Por pavarësisht roleve dhe sukseseve në projektet ndërkombëtare, Xhelilajt vazhdon t’i flejë zemra te roli nga ku e nisi gjithë rrugëtimin e tij.
Përkundër viteve që kalojnë, aktori vazhdon të mbahet mend si ‘Shqiptari’ i filmit “Der Albaner”.
“Mendoj se ‘Shqiptari’ ka qenë për mua katakultimi drejt edhe jashtë Shqipërisë dhe vazhdon për mua të jetë një vend i veçantë në zemër dhe karrierë”, përfundoi Nik Xhelilaj për Telegrafin.
Përndryshe, “Rise of Empires: Ottoman” është një dokumentar historik turk, i cili flet për Perandorinë Osmane dhe Mehmed Pushtuesin dhe tregon historinë e Rënies së Kostandinopojës. Aktori shqiptar Nik Xhelilaj iu bashku kastit në sezonin e dytë të serialit dokumentar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur”, Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Megan Thee Stallion shfaqet me një fustan tejet provokues në festën e ‘Vanity Fair Oscars’

Demi Moore shmang Mikey Madison në festën e ‘Vanity Fair’ pas humbjes në ‘Oscars’

"S’jam ndier ndonjëherë më e fëlliqur, vë jorganin në mes, më kthen kurrizin", Egli përlotet pas një momenti të sikletshëm me Gjestin

Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

“Sa kishe që e kërkoje atë puthje?” - Amber pyet Eglin për momentin pasionant, banorja: E ndjeva

Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

'Oscars 2025' – Veshjet më të këqija: Ariana Grande kryeson listën me një fustan të fryrë, duke rikthyer stilin gotik të “Wicked”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës