Në një artikull kryesor mbi Bullgarinë, autori Laurent Geslin, në të mirënjohurën “Le Monde diplomatique“, të datës 13.12 2013, një pjesë prej 143 rreshtave ia kushton ekskluzivisht edhe “vendit vëlla“ të saj, Maqedonisë. I tërë artikullin anashkalon faktin se në ketë krijesë të quajtur Maqedoni jetojnë shumica tjetër dërmuese shqiptare, e cila në asnjë rast dhe me asnjë fjalë të vetme nuk përmendet. E njëjta edhe sa i përket respektimin e Marrëveshjen së Ohrit, të cilës i atribuohen garanci ndërkombëtare.
Shkrimi në fjalë kryesisht i përshkruan angazhimet për “mbrojtjen e të gjithë bullgarëve, edhe të atyre që jetojnë jashtë Bullgarisë…”, të partisë VMPO-BDN – si në Bullgari ashtu edhe në Maqedoni – parti kjo e djathtë, nacionaliste, e cila e konsideron veten si pasardhëse të komitëve të cilët në fund të shekullit të IX dhe në fillim të atij XX luftonin kundër ushtarëve osmanë dhe kërkonin “ribashkimin e të gjitha viseve bullgare”.
Më tej gazetari përshkruan se si pas luftërave ballkanike të vitit 1912 dhe 1913, territori i cili deri atëherë i takonte Perandorisë Osmane, e të cilin territor gjeografët perëndimorë të shekullit XIX e quanin “Makedoni” – e cila përfshinte një territor shumë më të madh se sa Maqedonia e sotme – me Marrëveshjen e Bukureshtit të vitit 1913 u nda mes Serbisë (40 për qind e territorit “Maqedonia e Vardarit”), Greqisë (50 për qind “Maqedonia e Egjeut”) dhe Bullgarisë (10 për qind “Maqedonia e Pirinit”).
Më pas gazetari trajton fenomenin e përhapur të marrjes së shtetësisë bullgare nga qytetarët e Maqedonisë. Në përmbyllje të artikullit autori thekson se për t’u pranuar në BE, Maqedonia duhet të përmbyllë konfliktet me fqinjët. Kjo, para së gjithash, thekson autori, ka të bëjë me grindjen mbi emrin me Greqinë. Mirëpo, Shkupi do të duhet të zgjidh edhe mosmarrëveshjet mbi identitetin kombëtar me Sofjen.
Ky shkrim dhe lajmi i datës së 27 dhjetorit mbi promovimin e rikonstruksionit të pikës doganore të Bllacës më dha shkas të reagoj përmes këtij shkrimi. Në bazë të Kushtetutës të Maqedonisë dhe Marrëveshjes së Ohrit të 13 gushtit 2001, përdorimi i dygjuhësisë është i detyrueshëm në mbishkrimet publike, dhe kudo, për të gjithë shtetasit e Maqedonisë. Pra, edhe pse shqipja është gjuhë zyrtare e administratës në Maqedoni, ajo nuk është shkruar në tabelat e pikës së re doganore në kufirin e Maqedonisë me Kosovën, në Bllacë, e cila ndan në te dyja anët shumicën shqiptare. Sa i përket rastit të pikës doganore të Bllacës, ajo nuk u përcjell me asnjë reagim konkret as të qeverive dhe institucioneve tjera të Shqipërisë e të Kosovës, e as të partive politike shqiptare të Maqedonisë. Gjithashtu, deri më tani nuk pati ndonjë reagim të zyrtarëve të BE-së, të SHBA-ve apo të OKB-së që janë përgjegjës për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të popujve.
Kjo më dha shkas të shkruaj dhe t’i drejtohem me një apel bashkëkombësve të mi shqiptarëve, jo vetëm nga Maqedonia – që jetojnë e punojnë në Zvicër dhe në vendet e BE-së -që të angazhohen për të ndriçuar para popujve dhe vendeve ku jetojnë realitetin jetësor jo edhe aq të mirë në vendet amë.
Vetëm në Zvicër, deri para pesë viteve, zyrtarisht jetonin rreth 60 mijë qytetarë shqiptarë nga Maqedonia. Theksimet identifikuese të tyre mjerisht nuk janë thjeshtë shqiptare, por janë të (vet)reklamuara dhe praktikuara kryesisht si maqedonase dhe myslimane. Bashkë me shumicën dërrmuese të bashkëkombësve të tyre nga Kosova qendrore dhe ajo Lindore, ka kohë që kanë hequr dorë nga mënyra e organizimit nëpër shoqata e asociacione unike emancipuese kombëtare, si ato atdhetare, kulturore-artistike, arsimore, integruese, shoqërore e politike… Rishtas, kryesisht meshkujt, frekuentojnë numerikisht të ashtuquajturat “xhami-klube” të mbështetura nga “bashkësitë islame”.
Bashkëkombësit tanë në Zvicër, jo vetëm nga Maqedonia, përpos kultivimit të fesë që ata mund të adhurojnë, duhet të mos lejojnë instrumentalizimin e tyre si transmetues e transferues me apo pa vetëdije të traditave dhe objekteve të kulteve orientale në vendet nikoqire, por të përpiqen më shumë dhe më aktivisht që të përfitojnë nga shoqëria e zhvilluar zvicerane dhe bashkë me institucionet e dy vendeve, përpos transferimit të përvojave dhe mësimeve të reja të zëna nga lëmi të ndryshme jetësore, ndër të tjera të shfrytëzojnë edhe modelin zviceran të bashkëjetesës dhe shumë-gjuhësisë, që përmes projekteve praktike të realizojnë institucionalizimin e të drejtave të tyre njerëzore e kombëtare gjithandej.
Kështu, pos tjerash, do të kontribuonin që edhe gjeneratat e tyre pasardhëse të kanë një perspektivë më të mirë arsimore, profesionale dhe jetësore – si në diasporë ashtu edhe në mëmëdhe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania