LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët po flenë në vetura për të qëndruar të sigurt pas tërmetit

Shqiptarët po flenë në vetura për të qëndruar të sigurt pas tërmetit

Shqiptarët po flenë në makinat e tyre në anë të rrugës mes frikës së vazhdueshme për tërmetin vdekjeprurës të së martës.

Veturat po parkohen në afërsi të Tiranës pasi njerëzit  u paralajmëruan për të mos u kthyer brenda, derisa ndërtesat të kontrollohen nga inxhinierët.


Shqipëria është tronditur nga të paktën pesë dridhje të mëdha brenda dy ditësh, përfshirë një 6.4 ballë që ka lënë deri më tani 46 njerëz të vdekur.

Sot ishte menduar të ishte një ditë kombëtare festimi që shënon pavarësinë e shtetit shqiptar, por në vend të kësaj, mijëra shqiptarë kërkuan strehim në rrugë, në mes të frikës së më shumë tërmeteve, transmeton Telegrafi.

Mijëra kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti fillestar i së martës, më i keqi në dekada. Ndërsa autoritetet shqiptare kanë premtuar të rindërtojnë dhe sigurojnë strehim, shumë të mbijetuar ende janë duke fjetur në tenda dhe palestra, ose në automjetet e tyre.

Shqiptarët tradicionalisht shënojnë ‘Ditën e Flamurit’ – përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre më 28 nëntor 1912.

Në Durrës të enjten, punëtorët e shpëtimit ngulitën një flamur të vetëm në rrënojat e një hoteli të shembur ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve është 46.

Qeveria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë në Durrës dhe aty pranë në Thumanë, dhe premtoi se do të ndërtonte shtëpi të reja deri në fund të vitit të ardhshëm për ata që i humbën.

Në total, rreth 2.100 të mbijetuar ende janë duke fjetur nëpër çadra.

E kursyer nga tërmetet vrasësve që nga viti 1979, Shqipërisë i mungon njohuria e shpëtimit. Ekipet e shpëtimit me pajisje të specializuara, qen kërkues dhe furnizime urgjente kanë vërshuar në Shqipëri nga vendet fqinje dhe kombet e tjera evropiane për të ndihmuar në përpjekjet e kërkimit dhe për t’u siguruar atyre që kanë mbetur pa shtëpi.

Rumania tha të enjten se po dërgonte 52 zjarrfikës shtesë dhe 12 ton pajisje në dy avionë ushtarakë, ndërsa Zvicra po dërgonte edhe 15 ekspertë tjerë.

Kryqi i Kuq Shqiptar ka nisur një faqe GoFundMe që kishte mbledhur 4,000 dollarë deri në natën e enjte. Organizata tha se po ndihmonte ata që akoma jetojnë në tenda në një stadium në Durrës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori