LAJMI I FUNDIT:

“Shqiptarët kanë krijuar diçka që nuk e kemi pritur” – vlogeri i njohur vlerësime të larta për hiper-makinën Illyrian TSX

“Shqiptarët kanë krijuar diçka që nuk e kemi pritur” – vlogeri i njohur vlerësime të larta për hiper-makinën Illyrian TSX

Vlogeri i njohur AzizDrives ka dhënë vlerësime të larta për veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” që do të prodhohet nga Arrera Automobili.

AzizDrives është një vloger i njohur në platformën e YouTube ku bënë vlerësime për brende të shumta të automjeteve në botë, transmeton Telegrafi.


E keni pritur! Zbulohet më në fund enterieri i "veturës shqiptare" Illyrian TSX
Lexo po ashtu E keni pritur! Zbulohet më në fund enterieri i "veturës shqiptare" Illyrian TSX

“Deri më tani nuk kemi pasur hiper-makinë të prodhuar në Ballkan, e kemi Rimacun elektrik që prodhohet në Kroaci, njëherësh hiper-makina më e shpejtë elektrike në planet por është elektrik. Derisa Illyrian TSX është me motor benzine”, thotë youtuberi.

View this post on Instagram

A post shared by AzizDrives (@azizdrives)

“Shqiptarët kanë krijuar diçka që nuk e kemi pritur aspak. Bëhet fjalë për automjetin e Illyrian TSX nga Arrera që vjen me dy versione motori”, theksoi ai.

Illyrian TSX u projektua nga sipërmarrësi shqiptar në Itali, Qëndrim Thaçi dhe u prezantua një javë më parë.

Qëndrim Thaçi tregon në detaje se si lindi ideja e prodhimit të superveturës së parë shqiptare që do të kushtojë 1.7 milion euro
Lexo po ashtu Qëndrim Thaçi tregon në detaje se si lindi ideja e prodhimit të superveturës së parë shqiptare që do të kushtojë 1.7 milion euro

Siç ka bërë të ditur Arrera Automobili ku në krye të kompanisë është vetë Thaçi, hiper-makina fillimisht do të prodhohet në Itali e më pas edhe në Kosovë; sipas vlogerit AzizDrives kjo është një gjë shumë pozitive për kosovarët /Telegrafi/