LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët e Luginës kërkojnë që të jenë pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Shqiptarët e Luginës kërkojnë që të jenë pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Derisa serbët e Kosovës kanë privilegje të shumta të cilat u ka ofruar në vazhdimësi Kushtetuta dhe shteti i Kosovës, në Luginë të Preshevës shqiptarët vazhdojnë të jenë të diskriminuar nga pushteti serb.

Liderët shqiptarë të kësaj ane, ditë më parë u pritën në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku kërkuan që çështja shqiptare e Luginës të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në RTK tha se kanë marrë zotim nga Gabriel Escobar që ai do t’i sugjerojë kolegut të tij evropian Miroslav Lajçak një takim me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës.

Kamberi: Morëm zotimin e Escobar se do t’i sugjerojë Lajçakut takim me ne


“Kemi marrë zotimin nga Escobar se do të bisedoj me Lajçakun dhe do t’i sugjeroj një takim me ne. Ne edhe ashtu i kemi bërë kërkesë për takim dhe presim që kësaj radhe të ketë përgjigje pozitive, pasi çështja e Luginës pashmangshëm duhet të jetë temë e bisedave”, ka theksuar Kamberi.

Ai ka thënë se gjatë takimit me Escobar e përsëritën qëndrimin e tyre se është e papranueshme që zyrtarët e BE-së të takohen me liderët serbë të veriut të Kosovës që janë në listën e zezë amerikane, ndërkohë që mohohet çfarëdo takimi me përfaqësuesit shqiptarë.

Kamberi tutje ka thënë se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjatë takimeve në Departamentit e Shtetit në Uashington ka qenë përfshirja e çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë – Serbi.

“Nëse dëshirohet qetësi në Ballkanin Perëndimor dhe nëse dëshirohet normalizim i raporteve Kosovë-Serbi, veç çështjeve problematike mes dy shteteve, çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është një çështje që mund të prodhojë tensione dhe ne e shohim zgjidhjen duke respektuar parimin e reciprocitetit në të drejta, respektivisht duke ndërtuar standarde të njëjta të trajtimit të pakicave që do të vlenin në të dyja shtetet”, ka shtuar Kamberi.

Ai ka thënë se nuk do të ketë normalizim qenësor të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, nëse Serbia vazhdon me trajtimin e këtillë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me metoda të një diskriminimi perfid e i cili sipas tij po shkon deri në skajshmëri duke e zbrazur Luginën e Preshevës nga rinia shqiptare.

Mustafi: Është jetike që çështja e Luginës të jetë pjesë e marrëveshjes Kosovës-Serbi

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafi, e ka vlerësuar të jashtëzakonshme dhe historike vizitën në SHBA.

“Me këtë vizitë jo vetëm se mbushemi me optimizëm por sigurohemi se shqiptarët e Luginës kanë një mbështetje të jashtëzakonshme të Departamentit të Shtetit, Capitol Hillit, Senatit e Kongresit dhe të lobit shqiptar. Për neve është çështje jetike që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi”, ka theksuar Ragmi Mustafi.

Ai ka thënë se gjatë vizitës në Uashington përfaqësuesve shqiptarë u është bërë e qartë se SHBA-të qëndrojnë pranë tyre dhe se zotimet janë se nuk do të lihet anash trajtimi i temës së shqiptarëve të Luginës.

“Duke pasur parasysh se edhe vet Escobar e njeh mirë situatën në rajon, jemi besimplotë se ato zotime që i diskutuam në Departamentin e Shtetit do të jenë qëllimi i drejtpërdrejt i diplomacisë amerikane”, ka nënvizuar Mustafi.

Ai tutje ka thënë se nuk ka asnjë arsye që ajo që u ofrohet serbëve në Kosovë, të mos u ofrohet shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori