Tendeca e viteve të fundit janë telenovelat turke që kanë “zaptuar” ekranet shqiptare. Duket sikur ajo bashkëjetesë e dikur e detyruar me turqit, në ditët e sotme ka kaluar në një formë bashkëkohore jetese.
Shqiptarët përpara ekranit teksa ndjekin të ashtuquajtura telenovela. Dikur kaq të dashura telenovelat meksikane e spanjolle, e më pas radhën e kishin ato braziliane, për të ardhur në ditët sotme tek telenovelat turke. Gazetarë të gazetës Shekulli kanë pyetur qytetarë të ndryshëm të moshave të ndryshme në lidhje me telenovelat nëse i ndjekin dhe sa kohë i dedikojnë atyre. Nga ato që ne vëzhguam në terren pasditja për ata që kanë më shumë kohë është e abonuar tek telenovelat, ndërsa për ato që kanë më pak kohë në dispozicion ndjekin telenovela që janë vetëm në fundjavë.
Duket sikur mediat e kanë kuptuar këtë gjë duke e llogaritur kohën që ato duhet t’i japin një programacioni dhe se kur duhet ta japin për audiencën. Duket se femrat janë më të prirura për të ndjekur telenovelat, kjo ndoshta për shkak të natyrës femërore por edhe kohës që kanë në dispozicion. Ajo që vihet re është mosha, e cila nuk e kufizon një femër maxhorene të shohë një telenovelë. E njëjta gjë ndodh edhe me Mirën 75 vjeçare, ajo flet me një dëshirë dhe pasion për telenovelat, madje teksa flet ka një memori shumë të fortë në mbajtjen mend të personazheve kryesore.
“Po unë i shoh të gjitha telenovelat. Jam në shtëpi, por më ka pëlqyer shumë telenovela “Karadai”, e për Feridën më ka marrë malli, sepse dua ta shoh përsëri qoftë si aktore por edhe ta rishoh si Feridja. Ishte një femër shumë e bukur, edhe Kardai gjithashtu më ka pëlqyer. Tani shoh “Fate të Kryqëzuara” dhe “Ertugrul””, tha nëna në moshë. Më poshtë kemi rrëfimin e një vajzë të re, diku tek 23 vjeç, e cila tregon se kohën e saj e mbush duke parë telenovelat turke, kjo sepse televizionet tona japim seriale të tilla.
“Po i ndjek telenovelat, tani shikoj “Fate të Kryqëzuara” edhe filmin e ri që ka filluar tani “nusja nga Stambolli”. Tashmë telenovelat turke kanë pushtuar televizionet shqiptare ato shohim. Për momentin jam pa punë ndaj edhe i ndjek telenovelat, sepse kur kam qenë edhe në shkollë edhe në punë nuk kam pasur shumë kohë në dispozicion. Për gati 3 vite e gjysmë kam punuar në call center dhe shkollën e kam mbaruar për Punë Sociale. Për gati një vit kam mbaruar Universitetin dhe jam e papunë, nga koha që kam më tepron kohë edhe për telenovelat”, tha Hurma për gazetën Shekulli.
Duket sikur të rinjtë kërkojnë të arratisen në një tjetër realitet, të cilin nuk munden ta gjejnë në vendin tonë. Të paktën kështu shprehen ata që i ndjekin apo i kanë pasur ndjekur telenovelat. “Tani nuk i ndjek më telenovelat, kur kam qenë më e vogël i kam ndjekur (qesh). Në fakt e kemi filluar pak herët ndjekjen e telenovelave, kanë qenë meksikanët, se di kush ka qenë “Rubi” deri tek “Rebelet” dhe e kam mbyllur. Tani jam në punë, jam diplomuar e sapo martuar gazetari anglisht, nuk punoj në profesion.
Të rinjtë nuk besoj së shikojnë shumë telenovela, por papunësia dhe kafet janë bërë monotone dhe të lodhshme, ndoshta kjo është arsye. Dhe pse jo për të parë një realitet ndryshe nga i joni. Është e vështirë të thuhet por jemi shumë mbrapa. Për mendimin tim nuk ndikojnë mirë pasi nuk kanë diçka edukative, mund të japin një realitet që mund të jetë atje, (në një vend të caktuar), por jo këtu”, tha Xheni Xerri.
Ka edhe nga ato zonja të cilat sot nuk ndjekin më por mund të kujtojnë me lehtësi se cila ka qenë telenovela e parë që kanë parë ndoshta për to shumë herët. “ Unë kam ndjekur telenovela kur kam qenë adoleshente. Në atë kohë ka qenë “Dinastia e fundit”, kjo ka qenë e para dhe e fundit pasi unë jam nga Kosova por jetoj në Zvicër. Në atë kohë kam qenë 15-16 vjeç”, thekson një tjetër zonjë.
Një 32-vjeçare tregon se vetëm të dielën ka mundësi të shoh një telenovelë pasi gjatë javës është e zënë me punë dhe e ka të pamundur. “Unë shoh vetëm atë që jepet të dielën Fate të kryqëzuara”, e ndjek rregullisht sepse është e dielë. Ndjekja e telenovelave është vetëm shfrytëzim i kohës pasi ato nuk janë realiteti jonë, edhe pse me ç po dëgjojmë me realitetin shqiptare vrasje, intriga duket sikur ngjasojmë.
Spanjollet dhe meksikanet i kam ndjekur dikur kur isha adoleshente”, tha Manuela. Sigurisht nuk kishte si të mos kishim edhe një 18-vjeçare e cila është e dhënë pas ndjekjes së telenovelave turke dhe spanjolle. Ajo tregon se ndjek në mënyrë të rregullt “Fate të kryqëzuara”, “Ertugrul”. Nga spanjollet është një me takila, por nuk me kujtohet saktë titulli është pak e vjetër dhe më duket se e ka “Jetë”, Albana 18-vjeç.
Telenovelat aktuale më të preferuara për femrat shqiptare
Nga një vëzhgim i bërë rezulton se në mediat shqiptare është epoka e serialeve turke dhe kryesisht gratë, vajzat apo femrat shqiptare kanë informacion mbi to. E një pjesë e mirë e tyre janë ndjekëse të rregullta të ndonjërës. Nga përgjigjet e dhëna prej tyre rezulton se në më e preferuara për to është “Fate të kryqëzuara” më pas vjen “Ertugrul”. Koha e shumtë që kanë në dispozicion i jep atyre mundësinë që të jenë të mbërthyera pas ekranit në orarin fiks kur fillon seriali i tyre i dëshiruar.
“Njerëz dhe Fate” telenovela e parë shqiptare
Larg prodhimeve të tilla nuk mbeti edhe vendi ynë. Në vitin 2003-2004 u punua dhe u hodh në treg për audiencën shqiptare. Telenovela pati gjithsej 20 seri, por u ndërpre për arsye të fondeve dhe 20 seri të tjera të saj po presin në drejtorinë projekteve të RTSH për t’u miratuar. Telenovela “Njerëz dhe Fate” mori një reagim pozitiv nga qytetaret dhe filloi te ndiqej në mase nga publiku i gjere. 10-serite e para patën një sukses te madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues te vazhdonin me tej.
Njerëz dhe fate nuk ishte thjesht një telenovele, secili aty gjente vendin e vet. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtje dhe problemet e kohës. Lola vuan nga dhimbja e saj, Flori një djalë i ri endet mes shoqërisë dhe nuk e di se ku e ka vendin e vet në shoqëri, Era është një gjimnaziste e cila kërkon fatin e saj. Kjo telenovele është e mbushur plot me emocione te cilat e mbajnë publikun te gozhduar përpara ekranit.
Epoka e telenovelave
Të gjithë kujtojnë personazhet e ketyre telnovelave të dhëna në median shqiptare në periudha të ndryshme. Ju ftojmë të gjithëve ti hidhni një sy dhe të ngacmobni kujtesën, ashtu sikurse ne bëmë:
Argjentina
Hakmarrja e një gruaje – Venganza de mujer 1986 (127 seri)
La lola 2007 (28 gusht 2007 – 28 prill 2008, 148 seri)
Brazil
Toka jone (telenovele) – Terra nostra 1999 (20 shtator 1999 – 3 qershor 2000, 221 seri)
Dy fytyrat – Duas Caras 2007-2008 (1 tetor 2007 – 31 maj 2008, 210 seri)
Meksika
Mundo de juguete – Piçolo amore (versionin italian) (Cristina) 1974-1977 (605 seri)
Mi segunda madre – Nena ime e dyte (versionin italian Diana) 1989
Magji dashurie – Sortilegio 2009 (1 qershor 2009 – 16 tetor 2009, 95 seri)
Venezuela
Një fytyre dy gra – La intrusa 1987 (1 gusht 1987-1988, 234 seri)
Një Zonjë e Vërtetë – Toda una dama 2007 (7 nëntor 2007 – 13 qershor 2008, 180 seri). /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Këngëtari Genc Prelvukaj nuk arrin të bëhet deputet, por falënderon mbështetësit për 12,000 vota në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Koncerti-i-Vesa-Lumes-foto-Ridvan-Slivova-8-380x233.jpg)
Këngëtari Genc Prelvukaj nuk arrin të bëhet deputet, por falënderon mbështetësit për 12,000 vota në zgjedhje
![Gjesti ‘harron’ për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesssss-380x233.jpg)
Gjesti ‘harron’ për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit
![Laerti e quan “naziste” Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gerrr-1-380x233.jpg)
Laerti e quan “naziste” Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale
![Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesssss.jpg)
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit
![Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nisss.jpg)
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë
![Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-121-780x439.jpg)
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë
![Laerti e quan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gerrr-1-780x439.jpg)
Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale
![Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/BUURIM.jpg)
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet
![Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ri10-780x439.jpeg)
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame