LAJMI I FUNDIT:

‘Shqiptarët dhe kriza në Maqedoni’ diskutohet në Prishtinë me intelektualë nga Maqedonia në Kosovë (Foto)

‘Shqiptarët dhe kriza në Maqedoni’ diskutohet në Prishtinë me intelektualë nga Maqedonia në Kosovë (Foto)

Nën organizim të Ziadin Selës, kryetar i LR-PDSH-së, sot janë mbledhur mbi 50 intelektualë dhe profesor që veprojnë në Kosovë nga Maqedonia për të diskutuar për gjendjen aktuale të shqiptarëve në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për zgjidhjet që i kanë shqiptarët për të dalë nga kriza politike në Maqedoni.

”Së shpejti pritet të themelohet forumi i intelektualëve të Maqedonisë, dhe për të është themeluar këshilli nismëtar. Biseda e sotme është në këtë drejtim, forumi nuk ka karakter politik por vetëm do të merret me problemet e shqiptarëve” tha gazetari Qani Mehmedi në sajë të moderatorit të diskutimit.


Alajdin Demiri si panelist tha mes tjerash ”Shqiptarët gjithnjë janë faktor në Maqedoni. PDSH dhe BDI sillen sikur nuk ndodhen në Maqedoni. Në tryezën e bisedimeve në ‘Marrëveshjen e Përzhinos’ nuk u propozua asgjë për shqiptarët. Gjithashtu panelist ishte edhe Idajet Iseni.

Pjesmarrës ishte edhe zv.ministri i kulturës në Kosovë Rexhep Hoti, i cili ka analizuar edhe më herët problemet e shqiptarëve në Maqedoni. ”E veçanta e këtij takimi është se intelektualët nga Maqedonia e kanë zgjedhur Kosovën për t’i dhënë një peshë më të madhe brengave të tyre për shqiptarët e Maqedonisë. Betejat që shqiptarët i kanë fituar në luftë, i kanë humbur në paqe.” tha zv.ministri i kulturës në Kosovë Rexhep Hoti.

Masës së intelektualëve ju drejtua edhe Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH i cili tha ”Do të doja të përshëndes secilin në emër pasi sot ju japim peshë problemeve të shqiptarëve të Maqedonisë. Unë nuk jam këtu për të debatuar me ju rreth problemeve tona në Maqedoni. Këtu jemi për të kuvenduar rreth daljes nga kriza dhe duhet të diskutojmë se si goditet sistemi që monton procese për shqiptarët” tha mes tjerash Sela. Forumi u organizua në Hotel Prishtina në Prishtinë./Telegrafi/

Prishtina 3

Prishtina 2

Prishtina 1

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori