LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët dhe autonomia e Sanxhakut

Ideja e myftiut Muamer efendi Zukorliq për autonominë e Sanxhakut në formën e Tirolit Jugor në Itali po gjen një përkrahje të madhe në mesin e qytetarëve boshnjak në Sanxhak, po edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai shprehet: “Më mirë pesë minuta të jesh luan sesa tërë jetën qen”. Dhe e vërteta e kësaj thënie po shihet në këto ditë të nxehta. Pesë minutat e myftiut Muamer Zukorliq dhanë fryte sa e tërë jeta e njerëzve besnik ndaj pushteteve dhe regjimeve të ndryshme.

Sulejman Ugljanin ministër në qeverinë e Boris Tadiqit arsyetohet me fjalët se ai ka përgatitur një dokument për pavarësinë e Sanxhakut, dhe jo për autonomi. Në anën tjetër del në pah një marrëveshje midis Filip Vujanoviç, kryeministër i Malit të Zi me sanxhaklinjtë për autonominë e Sanxhakut nëse ata e mbështesin pavarësinë e Malit të Zi nga Serbia. Në rolin e misionarit të jashtëm për idenë e autonomisë së Sanxhakut po paraqitet edhe Reis Ulemaja i Bosnjës dhe Hercegovinës, Mustafa Ceriq, i cili aktualizoi çështjen në një konferencë në Aman. Për të marrë frymë institucionale ideja e myftiut Zukorliq, këto ditë u kristalizua me daljen në pah të një partie të re, opsion i tretë në Sanxhak BDS, Partia Demokratike e Boshnjakëve, e cila fitoi legjitimitetin e saj.


Në gjithë këtë lojë diplomatike, mendoj se shqiptarët mund të përfitojnë shumë politikisht po qe se janë më aktiv në diplomaci. Ata në këto momente duhet të mbështetin autonominë e Sanxhakut nga Serbia dhe Mali i Zi, duke aktualizuar në anën tjetër çështjen e Luginës së Preshevës. Përderisa në diplomacinë serbe haptas flitet për veriun e Kosovës si një pjesë që mund t’i merret shtetit të ri, atëherë diplomacia shqiptare e Shqipërisë dhe Kosovës duhet ujin ta bëj më të turbullt duke i shtuar probleme të brendshme Serbisë përmes Luginës së Preshevës, por edhe duke e mbështetur autonominë e Sanxhakut.

E shoh që e gjithë diplomacia shqiptare është e fokusuar në njohjet e reja për Kosovën. Nuk është gjë e keqe, por kjo diplomaci duhet hapur në më shumë fronte dhe jo të gjitha forcat t’i fokusoj vetëm në këtë drejtim. Përderisa Kosova ka një bazë institucionale dhe kushtetuese përmes njohjeve të deritanishme, atëherë ajo duhet të shikoj në oborrin e Serbisë. Nga Kosova dhe Shqipëria haptas duhet mbështetur autonomia e Sanxhakut, me kusht që sanxhaklinjtë të mbështesin një zgjidhje të qëndrueshme për Luginën e Preshevës. Në anën tjetër duhet nxitur referendum në Luginën e Preshevës, se si dëshirojnë që ta kenë statusin këta njerëz, të bashkohen me Kosovën, apo të shpallin autonomi. Opsion të tretë në këtë lojë nuk duhet të ketë.

Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, në Luginën e Preshevës ishte e një rëndësie historike. Por, ai në vend që të përdor kushtëzime në diplomaci, u paraqit në rrugën e besnikut dhe të një politikani moderator, rrugë kjo e keqpërdorur përherë nga forcat ortodokse-sllave në Ballkan. Se si veprohet në diplomaci mund të mësojmë nga prezenca e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Veljanovski në Stamboll. Ai u takua me kreun e qendrës së Kishës Ortodokse Botërore, por edhe me kreun e shtetit turk Abdullah Gyl.

Nga Abdullah Gyl mori mesazhe se do të mbështesë deri në fund Maqedoninë në proceset e saja integruese evropiane, ndërsa nga kreu ortodoks mori premtimin se shumë shpejt do të zgjidhet problemi midis Kishës Ortodokse serbe me Kishën Ortodokse maqedonase. Në aspektin e diplomacisë, presidenti Gyl përzihet në një problem lokal siç është problemi midis Kishës Ortodokse serbe me Kishën Ortodokse maqedonase vetëm për ta defokusuar politikën serbe në disa sfera tjera dhe për t’i dalë në krah Bosnjës dhe Hercegovinës, Sanxhakut, po edhe Kosovës. Ndërsa vet diplomatët shqiptarë në vend që t’i përdorin të gjitha mjetet e mundshme në diplomaci për t`i minimizuar apetitet e Serbisë në Kosovë, duke mbështetur autonominë e Sanxhakut dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për Luginën e Preshevës, ata fokusohen vetëm tek njohjet e reja.

Në trend

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Kalo në kategori