LAJMI I FUNDIT:

Shqiptar apo kosovar?

Qysh prej shekullit të 19 në Evropë veprojnë dy konceptime të ndryshme të kombit që kanë për baballarë Rusonë dhe Herderin.

Historiani gjerman Friedrich Meinecke i quante të dy tipat themelorë më 1907, në librin e tij klasik “Borgjezia botërore dhe shteti kombëtar”, kombe të shtetit dhe kombe të kulturës.


Kombi i kulturës mbështetet mbi një pasuri të caktuar kulturore, që është përjetuar dikur bashkarisht, ndërsa kombi i shtetit mbështetet më së shumti në fuqinë bashkuese të një historie e të një kushtetute të përbashkët politike.

Shkollës së kombit të shtetit i shërbejnë si shtete historike referimi Franca dhe Britania e Madhe, SHBA dhe Zvicra. Në këto shtete kombi u kuptua si një njësi politike qytetarësh të barabartë përpara ligjit, pavarësisht nga pozicioni shoqëror, prejardhja, gjuha ose feja.

Ndryshe nga kjo interpretimi i kombit të kulturës i referohet Gjermania dhe Italia, ku ndjenja e përkatësisë së përbashkët u mbështet mbi gjuhën dhe kulturën.

Kohëve të fundit në vendin tonë është duke u diskutuar për idenë e formimit të kombit kosovar, ide e cila është aktualizuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mirëpo shtohet pyetja se çka është kombi kosovar?

Ideatorët e kombit kosovar e përkrahin idenë e kombit të shtetit, çka do të thotë se të gjithë ata qytetarë që jetojnë në territorin e republikës së Kosovës dhe janë shtetas të saj, pa marrë parasysh përkatësin etnike, fetare, kulturore, racore e përbëjnë kombin kosovar.

Një ide e tillë e formimit të kombit kosovar jo vetëm që nuk është në shërbim të dy shteteve shqiptare dhe popullit shqiptar në tërësi, por është në dobi të armiqve tanë, qëllimi i të cilëve është përçarja dhe asimilimi i kombit shqiptar. Armiqeve tanë ju pengojnë dy shtete shqiptare në Evropën juglindore e jo e kundërta.

Nexhmedin Spahiu thekson faktin se ai ishte i pari që në vitin 1994 në Shqipëri përmendi idenë e kombit kosovar, madje ai me këtë edhe krenohet. Ai dhe kolegu i tij Halil Matoshi në emisionin top show në Top Channel e krahasonin formimin e kombit kosovar me kombin zviceran dhe amerikan. Mirëpo sa është i drejtë një krahasim i tillë, si dhe sa ka gjetur përkrahje një propozim i tillë?

Rrethanat në të cilat është formuar kombi amerikan dhe zviceran aspak nuk përkojnë me historinë e popullit shqiptar sepse, formimi i kombit amerikan dhe zviceran nuk ka ndodhur si rezultat i luftës, dhunës, terrorit dhe gjenocidit, gjë qe këto të fundit ju kanë ndodhur shqiptarëve.

Po ashtu qytetarët shqiptar jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj e kanë kundërshtuar fuqishëm idenë e kombit kosovar, gjë që me se miri shihet në sondazhet dhe anketat që bëhen me qytetarët shqiptar.

Çka do tu thonë ideatorët dhe ithtarët e kësaj ideje familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe vetranve të ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të cilët kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën e tyre për flamurin kuq e zi dhe për kombin shqiptar apo edhe këta të fundit do ti quajnë dëshmorët, invalidët dhe veteranët e parë të kombit kosovar?

Çka do të behët me ata shqiptarë që janë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës, a do të quhen shqiptarët e Maqedonisë, maqedonas, shqiptarët e Malit të Zi, malazez si dhe shqiptaret e Luginës së Preshevës, serb?

Çka do të ndodh me historinë e përbashkët të shqiptareve apo do ta harrojmë të kaluarën historike, ashtu sikurse Kushtetuta e republikës së Kosovës?

Çka do të ndodhë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë e cila në preambulën e saj proklamon aspiratën e popullit shqiptar për bashkim kombëtar, apo edhe kjo duhet ta harrojë si Kushtetuta jonë?

Çka do të ndodh me gjuhën, traditën dhe kulturën tonë të përbashkët apo edhe këtë duhet ta ndryshojmë?

Pra ekzistojnë një pambarim pyetjesh çka, çka, çka…të cilat kanë vetëm një përgjigje, dhe përgjigjja e tyre dhe e vetëm është një komb, dy shtete, duke shkuar gradualisht drejtë bashkimit të tyre.

Dikush para së gjithash mund të thotë se tanimë jetojmë në shekullin XXI dhe është koha e integrimeve euro-atlantike e nuk kemi kohë të merremi me të kaluarën?

Përgjigjja është e dyanshme, në njërën anë shqiptaret integrimet euro-atlantike i shohin si diçka të domosdoshme dhe të natyrshme, ndërsa në anën tjetër integrimet euro-atlantike nuk janë zgjidhje e problemeve, shembull tipik kemi problemin e Qipros e cila edhe pse është bëre pjesë e BE-së prapë është e ndarë.

Pra së pari shqiptaret duhet të integrohen në mes veti, pastaj të integrohen në BE dhe në NATO.

Integrimi në mes shqiptarëve dita ditës është duke u bëre realitet, ku programet televizive te Shqipërisë shihen në Kosove dhe anasjelltas, ku personalitete publike shqiptare i gjenë në studiot e të dy vendeve, ku këngëtaret e Shqipërisë si dhe ata të Kosovës këndojnë së bashku, ku organizimet e festivaleve bëhen here në njërin e here në tjetrin vend, ku librat që shiten në Shqipëri mund ti gjesh në Kosove dhe anasjelltas, ku tanimë rruga kombit është bëre realitet, distancën ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës mund ta përshkosh për dy orë.

Hapat e vegjël duhet të vazhdojnë drejtë hapit madhor, drejtë bashkimit kombëtar.

(Autori është student i fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, Drejtimi civil si dhe absolvent në Departamentin e shkencave politike dhe administratës publike pranë UP-së)

Në trend

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Ronela Hajati pre e kamerës së fshehtë, i dashuri i shoqes flirton me të prapa shpine - këngëtarja reagon çuditshëm

Ronela Hajati pre e kamerës së fshehtë, i dashuri i shoqes flirton me të prapa shpine - këngëtarja reagon çuditshëm

Magazina
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Kalo në kategori