LAJMI I FUNDIT:

Shqiponja që kërkonte nevojtore

Përbrenda e dobët, kryesisht e prapambetur, e përvuajtur nga tensionet e brendshme, e gjymtuar prej hajdutëve të shumtë, si dhe në gjithë këtë vorbull e pleksje, shteti i Maqedonisë çdo ditë e më tepër po e artikulon krizën e brendshme përmes përditshmërisë së jashtme. Milionat po derdhën në objekte të vdekura, gjersa objektet e vdekura po shikohen si shpëtimtarë të vetëm të kombit maqedonas. Në kopshtin zoologjik të Shkupit ka filluar të paraqitet mungesa e luanëve të gjallë, gjersa në hyrje të Qeverisë mund të trishtohesh prej luanëve të improvizuar, pesha e të cilëve, herët ose vonë mund ta mbron Shkupin sizmik prej dridhjeve të tokës, pse jo edhe prej dridhjeve historike.

Porse, realiteti për këtë të fundit e thotë të kundërtën. Pikërisht si pasojë e dridhjeve të shpeshta historike, këto figura antike dolën si këpurdhat pas shiut, qëllimi i të cilëve është afirmimi me çdo çmim i identitetit në inkubator. Sigurisht se gjithsecili e ka parasysh se, në inkubator ndihmohet vetëm zhvillimi dhe rritja e qenieve të gjalla, pra roli i inkubatorit nuk është që të krijoi gjëra prej asgjëje. Mund ta futni një guri brenda inkubatorit, por ai edhe pas dhjetë viteve do të mbetet i njëjti guri me të njëjtat përmasa, besa mund të prishet edhe vet inkubatori (lexo: shteti).


Kreatorët e këtyre veprimeve, përpos që haptas janë duke e manifestuar krizën e identitetit të tyre, ata janë duke pllakosur nënçmime nga më të paskrupullta kundrejt shqiptarëve të këtushëm. Nëse vetëm formën dhe pozitën e vendosjes së këtyre luanëve shkurtazi e vëzhgojmë, do të arrijmë shumë shpejtë të kuptojmë se, sinqerisht ata menduan edhe për neve këndej Lumit Vardar, duka na plasuar si peshqesh prapanicën dhe bishtin e këtyre luanëve, duka na treguar se ju shqiptarët andej lumit jeni vetëm bisht i këtij luanit të madh, ndaj ne ju lëvizim kur të duam dhe nga të duam. Po, po, mes tjerash edhe ky mesazh fshihet, mesazh që më së miri duhet ta kuptojnë ata që po trumbetojnë se, koalicioni partiak po ecën mirë.

Pranuesit në heshtje të këtyre mesazheve nuk janë edhe pa arsye, sepse po i vëzhgove prej në Qeveri luanët e “monarkisë së Maqedonisë”, nuk do të shohësh gjë tjetër pos kokës së tyre të madhe, ndaj të gjorët mendojnë se edhe ata po i përkitkan asaj koke, ata kështu mendojnë, ngase nuk janë të lirë të mendojnë me kokën e vetë. Kështu që ne i këshillojmë që ato figura t’i vëzhgojnë, edhe pasi të dalin prej Qeverisë, pra kur të shkojnë në shtëpi, e ta shohin se prizmi paraprak do t’i tradhtojë, ngase tashmë vendbanimet e tyre dhe të popullit që ua dha bekimin, do të karakterizohen si vendbanime karshi prapanicës dhe bishtit të luanëve. Kështu vetëm edhe ca ditë do të identifikohet vendi i tyre, ngase shumë shpejtë në po të njëjtën urë pritet të vendosen edhe dy bisha të këtij lloji, bisha që do të na nderojnë me dhëmbët e tyre trishtues.

Nuk mbarojnë vetëm me kaq këto veprime tendencioze. Të njëjtët, vetëm me pamje njeriu mund t’i shihni edhe te Ura e Gurit, ku në fillim të kësaj ure fare lehtë mund ta kuptoni se, edhe në këtë rast pozita e Kirilit dhe Metodit, karakterizohet me një provokim shumë të haptë, ngase koka, kryqi, ca shënime kishtare si dhe artikulimi i duarve që tanimë janë të kthyer nga shqiptarët, pozita që mbërthehen me predikimin dhe promovimin e identitetit maqedonas, jo që ata dikur këtë e kishin pasur si qëllim, por këta të sotmit me ndihmën e bronzit dhe skulptorëve bën çfarë këta dëshiruan, e jo çfarë ata (Kirili dhe Metodi) dikur menduan, pra, këto dhe shumë artikulime tjera dëshmojnë qartë se, shqiptarët kanë nevojë ende për leksione të heronjve të huaj, këtë e dëshmon edhe heshtja vrastare e politikanëve biologjikisht shqiptarë.

Këta i venduan aty me libra në dorë, sa për t’i treguar botës se ne jemi pasardhës të atyre që mbajnë vetëm libra në dorë, ndërsa shqiptarët heronjtë e tyre i nderojnë dhe i vendojnë në kali e me shpatë në dorë, me këtë duke u rehabilituar, ku tashmë ballëhapur pohojnë përpara vetës dhe të tjerëve se, për sojin e atyre heronjve të vegjël e në bronz, ne tashmë i kemi luanët, kafshë që simbolizojnë forcën. Ndërkaq ata harruan se, edhe kryqi në Vodno është shumë i madh, shihet pothuajse nga çdo anë, por i tëri, kuptohet padijeninë e palës maqedonase, qartazi e tregon varrin e madh të këtij shteti, ngjashëm sikur luanët e bronzit – kujdestarët e këtij varri. Sidoqoftë, ata që duhet të shohin, e që janë zotuar se vëmendshëm do t’i deshifrojnë këto akte dhe pozicione, paraqiten sikur të orientuarit e vetëm që ta shpëtojnë këtë shtet prej kthetrave të multikrizave.

Derisa të zgjedhurit tanë kështu pozicionohen, krejt papritur më paraqitet një shqiponjë që sillet vërdallë këtyre figurave, dhe me kureshtje e përcjellë deri në agim, konsultohem me njerëz të mençur e të drejtë, dhe pas ca përpjekjeve serioze si duket arritëm që kërkesën dhe krekosjen e saj ta deshifrojmë. Ajo kishte nevojë për një nevojtore, ku do të glasonte lirshëm. Kësisoj kërkesa dhe dëshira spontane e saj ishte që të glasojë në koka të figurave, sigurisht figurat e rrumbullakëta po e impresiononin, dhe në këto orvatje ajo ishte tejet këmbëngulëse, por edhe pse shpend, kishte respekt në koka të njerëzve, qofshin figura apo qenie të gjalla.

Çuditërisht, në prag të dorëzimit, duke e ulur avazin e kërkesës, të martën në mëngjes këtë shpend autokton e shohim paksa më të gëzuar, se për çfarë bëhej fjalë fillimisht nuk e dinim, gjersa shumë shpejtë arritëm ta kuptojmë dhe kristalizojmë kërkesën e saj të disa ditshme, ku kjo dëshirë dhe lumturi përthekohej me atë se, shqiponja kishte pasur dëshirë, dhe do të ishte ndier e lumtur që në vazhdimësi të glasonte në kokë të luanit, tashmë duke mos u mundur në gjetjen e atyre figurave. Megjithatë, shqiponja e ka një frikë, pra ajo frikohet se, udhëheqësit politik shqiptar mund ta pengojnë në kryerjen e nevojave në kokë të këtyre luanëve të rinj, por që e tregojnë vjetërsinë e këtij shteti të ri. Pra, në mos më shumë, të paktën mos e pengoni këtë shpend të gjallë që të kryejë nevojë aty ku ajo ka dëshirë.

Në trend

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori