Presidenti Ukrainës Volodymir Zelenski i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalojë turistët rusë, në një kohë kur Shqipëria nga prilli vendosi të heqë vizat për ta për sezonin turistik, duke iu dhënë leje qëndrimi për 90 ditë.
Vizitorët nga Rusia e Ukraina zënë një peshë të vogël në turizmin shqiptar. Vitin e kaluar, nga këto dy vende erdhën rreth 146 680 shtetas nga 5.6 milionë shtetas të huaj të hyrë gjithsej në vend.
Nga këta, mbi 36 400 ishin shtetas rus, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre mbi 110 mijë shtetas ishin ukrainas. Më e ulët është shifra e bjellorusëve që vizituan vendin në 2021, vetëm 2 545 shtetas sipas statistikave.
Edhe vetë operatorët e tregut e konfirmojnë se pikërisht për shkak të numrit të ulët, mungesa e tyre për shkak të luftës nuk do ta ndikojë ecurinë e industrisë turistike.
“Hapësira gjeografike e kufizuar që prek tre shtetet, Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi sikur edhe të tre tregjet të mungojnë me prurjet që ne presim për 2022, këto janë tregje që realisht nuk kanë një impakt të madh, por mund të jenë potencial për të ardhmen. Si peshë, si sasi, si volum nuk është se ka një peshë të jashtëzakonshme në turizmin shqiptar. Nuk është një treg i qenësishëm ekzistues”, shprehet Kliton Gërxhani, Shoqata e Tur Operatorëve Shqiptarë.
Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Tur Operatorëve, vëmendja edhe këtë sezon turistik është te turistët elitarë dhe te tregjet ekzistuese që sjellin më shumë të ardhura për turizmin në vend.
“Për turizmin e plazhit tregje të rëndësishme janë ato të Europës Lindore, Qendrore që kanë krijuar një konsolidim 5-vitet e fundit, presim gjithnjë e më shumë të vijë tregu perëndimor, të hapemi në tregjet e Ballkanit pa pengesë. Me ato duhet punuar në mënyrë të veçantë”, shton Gërxhani.
Edhe këtë vit, peshën më të madhe sipas operatorëve do ta mbajnë turistët shqipfolës nga Kosova që përbëjnë më shumë se gjysmën e vizitorëve të huaj si dhe turistë nga vende të tjera të rajonit të Ballkanit./ Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë