Kombëtarja e Shqipërisë U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-21.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar, ku risia e vetme është futbollisti i Ballkanit, Diar Vokrri, i cili ka luajtur deri tani me ekipet e moshave të Kosovës, teksa në listë gjendet edhe ylli i Malishevës, Etnik Brruti.


Kombëtarja U-21 do të nisë të hënën grumbullimin në Moldavi, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj vendasve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshuar vendi dhe orari i takimit me Moldavinë. Ndeshja do të luhet në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, më 13 nëntor, në orën 12:00.


Lista e plotë e Shqipërisë U-21

Portierë: Giulio Veliaj, Endri Dema, Aron Jukaj

Mbrojtës: Fabjan Përndreca, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Adi Kurti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Aurel Marku, Ermis Selimaj, Diar Vokrri

Mesfushorë: Gjergji Kote, Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Burak Alili, Dario Daka

Sulmues: Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Elmedin Rama, Rrok Toma, Ermir Rashica

/Telegrafi/

telegrafi sport app