Situata hidrike në vitin 2024 nuk ka rezultuar aq pozitive sa ajo në vitin që lamë pas, duke sjellë për rrjedhojë një prodhim më të ulët të energjisë.
Të dhënat nga bilanci i energjisë, të publikuara nga INSTAT tregojnë se ka një rritje të peshës së importeve në tremujorin e dytë të vitit me 75.2%. Sipas publikimit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024, energjia elektrike në dispozicion u ul me 2,2 për qind.
“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 18,9 për qind, duke arritur vlerën 1.841 GWh nga 2.269 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2023.
Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 44,6%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 48,6% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 6,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2024, arriti vlerën 623 GWh nga 355 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 75,2%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 665 GWh nga 786 GWh duke shënuar një rënie me 15.4%”, thuhet në publikim.
Rënia e prodhimit të energjisë është vënë re si tek hidrocentralet publike ashtu edhe tek ato private. Konkretisht hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2024, prodhuan 821 GWh nga 1.186 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 30,8%.
Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 895 GWh nga 1.057 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 15,3%.
“Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e dytë të vitit 2024 ka arritur vlerën pozitive prej 43 GWh, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2023 kishte gjithashtu një vlerë pozitive prej 431 GWh”, vlerëson INSTAT.
Ajo që vihet re është edhe një rënie e humbjeve në rrjet si përsa i përket atyre teknike edhe atyre të klasifikuara si jo-teknike.
“Humbjet në rrjet arritën vlerën 323 GWh nga 359 GWh, duke shënuar kështu një rënie me 10,0%. Humbjet në transmetim janë ulur me 17,2%, ndërsa humbjet në shpërndarje gjithashtu kanë rënë me 8,6%.
Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 7,5%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 11,2%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023”, thuhet në publikim.
Tremujori i dytë duket se është përkufizuar me një aktivitet ekonomik më pak intensiv për bizneset në raport me një vit më parë teksa përdorimi i energjisë nga ky segment ka regjistruar rënie.
“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2024, u ul me 0,3% duke arritur vlerën 1.475 GWh nga 1.479 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2023.
Në rënien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët jo familjarë, ku kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike me 2,3%, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët familjarë është rritur me 2,1%”, nënvizon INSTAT
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti: PDK-ja do t’i trajtojë me dinjitet vlerat e luftës së UÇK-së
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite