LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria përfshihet nga stuhitë dhe moti i keq

Shqipëria përfshihet nga stuhitë dhe moti i keq

Moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu ka përfshirë të gjithë vendin.

Në Elbasan, moti ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore. Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë  rruga është bllokuar herë pas here si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe inerteve nga malet.

Disa rruge dytësore që lidhin fshatrat me qendrat urbane janë përmbytur.

Sasia e madhe e reshjeve ka rritur prurjet në lumin Shkumbin dhe Devoll.

Stuhia ka prekur edhe kryeqytetin, ku në disa zona ka patur rrëzime të pemëve.

Stuhia ka shkaktuar përmbytje dhe bllokime rrugësh edhe në qarkun e Gjirokastrës, ku është përmbytur rruga hyrëse e qytetit dhe një banesë në lagjen Dunavat. Për shkak të rënies së pemëve u bllokua për pak kohë edhe aksi nacional Këlcyrë – Tepelenë.

Problematike situata paraqitet edhe ne zonat bregdetare. Era e fortë ka rritur dallgëzimin në bregdet duke bërë që Saranda, Durrësi dhe Vlora të pezullojnë totalisht lundrimin detar.

Si pasojë e motit të keq, trageti i linjës Brindisi-Vlorë u ankorua në port pas 14 orësh në det.

Po ashtu edhe dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur me 3 orë vonesë në port.

Veç problemeve në det, moti i keq ka bërë të pamundur vijimin e ndeshjes Flamurtari-Teuta, e cila u ndërpre për shkak të përmbytjeve në stadium.

Sinoptikanët thonë se moti i keq do të jetë prezent edhe në fillimin e javës. E marta do të sjellë reduktim të reshjeve, por temperatura të ulëta të cilat do të shkojnë deri në -5°C.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori