Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Enio Jaço ka reaguar sot pas publikimit të raportit të Moneyval, njësi e Këshillit të Evropës për vlerësimin e riskut të pastrimit të parave.
Në një postim në rrjetet sociale, Jaço ka shtuar se fakti që Moneyval kërkon që Shqipëria të monitorohet sepse nuk ka përmirësim në luftën kundër pastrimit të parave tregon shumë për pabesueshmërinë ndaj politikave të Shqipërisë dhe progresin e papërfillshëm.
“Dy vite më parë Shqipëria u fut në listën gri të pastrimit të parave dhe sot dy vite më pas, kemi zero progres. Fatkeqësisht, kjo mungese përgjegjshmërie për të kryer disa detyra bazike shtëpie, dëmton jo vetëm besueshmërinë e Shqipërinë, por dhe progresin në BE”, ka theksuar kreu i AmCham.
Ai ka thënë se fenomeni i pastrimit të parave nuk është i izoluar.
Sipas Presidentit të AmCham, pastrimi i parave është një degëzim që lidhet me probleme po aq akute që ka Shqipëria, korrupsioni, praktikat abuzive, monopolet dhe lista vijon.
“Dhe për aq kohë sa të gjitha këto sfida nuk luftohen bashkë dhe nuk zëvendësohen me standarde evropiane, mund të mos ketë surpriza progresi edhe në vitet që vijnë”, ka shtuar Jaço.
Raporti monitorues i radhës për Shqipërinë doli në përfundimin se vendi jonë nuk ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e Task Forca e Veprimit Financiar (FATF).
Në raportin e përvitshëm thuhet se Shqipëria ndodhet në listën gri dhe duhet të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.
“Ndër çështjet e tjera, raporti ekzaminoi standardet e reja ndërkombëtare të aplikuara për asetet virtuale, duke përfshirë, kriptovalutat dhe ofruesit e këtyre aseteve. Moneyval vendosi që Shqipëria të mbetet monitorim të zgjeruar dhe të raportojë më tej mbi progresin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e masave mbi pastrimin e parave dhe luftës ndaj terrorizmit në baza vjetore”, shkruhet mes të tjerash në raport. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!

Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi