LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria njeh pakicën maqedonase në territorin e saj

Shqipëria njeh pakicën maqedonase në territorin e saj

Shoqata maqedonase ”Ilinden” nga Tirana e ka mbështetur propozim-ligjin për pakicat të Qeverisë së Shqipërisë, ku për pakica kombëare në Shqipëri njihen maqedonasit, grekët, vllehët, romët, egjiptasit, malazezët, boshnjakët dhe serbët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, ky është një hap përpara dhe kornizë juridike për realizimin e të drejtave tjera. Shoqata u bën thirrje partive politike që të votohet ky ligj, njëzëri.


Ky ligj konsiderohet si një fitore për pakicën maqedonase në Shqipëri, e cila në disa raste konsiderohet si bullgare nga ana e Bullgarisë, ndërkaq propozim-ligji nuk e njeh ekzistencën e pakicës bullgare në Shqipëri./Telegrafi/