Mirë ne festojmë përvjetorin e Skënderbeut, po Skënderbeu do të na festonte për gjendjen ku kemi ardhur pas 25 vjet betejash kundër osmanëve që kemi bërë gjatë tranzicionit?
Vend kapitalist? Ekonomia shqiptare i merr të keqen kapitalizimit sepse përndryshe do të kishte bursë, aksione masive, transparencë financiare për bizneset, do të kishte të drejta në punë dhe jo punë të zezë.
Vend socialist? As ka qenë dhe as është. Se mos është parajsë socializmi!
Është demokraci? Çfarë demokracie kur deputetët caktohen me listë nga kryetarët e partive! As deputeti e di kush e ka votuar, as elektorati e di se ku shkoi vota e tij! Këtu të drejtën e votës ta ka marrë ligji, këta llomotisin jo dhuna jo kanabisi!
Vend ligjor! Këtu plas kanabisi rrugëve e vjen deri te bregu i Lanës, ku ka ligj këtu sikurse duam ne qytetarët!
Vend ku elektorati vendos? Këtu të gjitha qeveritë gjatë gjithë historisë kanë qenë vetëm të pakicës me përjashtim të qeverisë së parë demokratike që doli me votim plebishitar gati! Pastaj e mori ferra uratën!
Vend europian! Europa e Bashkuar as na pranon te dera, po tronditet nga emigrimi për azil politik, ne themi po shkojmë në Europë.
Gjeni një, vetëm një ligj si në BE dhe do të tërhiqem.
Vend me shanse të barabarta! Mos u tallni këtu duhet të kesh mik, kushuri, parà, ose ndonjë gjë tjetër që të bësh përpara!!
Shtet ligjor! Këtu të gjitha i vendosin partitë politike, institucionet janë të politizuara me ligj!
Vend i hapur? Më gjeni një grup të huaj artistik që është sot në Shqipëri! Nje profesor të huaj që është sot në Shqipëri!
Cfarë është pra Shqipëria? Pa emër, pa emër.
Apo në rrugën e demokratizimit? Aha! Po sa vjet, 300 vjet, 500 vjet, apo demokratizohemi apo po shkojmë në të kundërt si shoferat që i hypin autostrades në kunder sens!
Nuk zgjidhen këto çështje me gjuajtje me çizme, as me gjuajtje në kosh, as me çirje dhe thirrje.
Legjiferoni!
Bëni ligje!
Bëni platforma politike të drejta!
Përndryshe Shqipëria sot rrezikon të bëhet një çmendinë, një vend i izoluar më keq se është bërë, një parcelë kanabisi, një vend tranzit drogash, pa teatër, pa opera, pa akademi, pa muzera, veç një bunkeri të mjerë që të kall datën aty te ish kafe bar sahati, pas bashkisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre