Ministrja shqiptare e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe drejtori Ekzekutiv i Fondit Arab të Zhvillimit, Abdulrahman Al-Marshad, nënshkruan sot në Tiranë, marrëveshjen për financimin e shtesës së huasë për projektin e ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë.
Kredia është me vlerë 49 milionë dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, që do të shkurtojë udhëtimin nga Tirana në Korçë.
Ibrahimaj falënderoi ekipet përkatëse të Shqipërisë dhe Fondit Arab të Zhvillimit, në përgatitjen e kësaj marrëveshje.
“Qeveria shqiptare e vlerëson maksimalisht miqësinë me Mbretërinë e Arabisë Saudite e cila ndër vite është forcuar më shumë, përmes rritjes së mëtejshme ekonomike dhe financiare midis dy vendeve. Marrëveshja shtesë që po nënshkruajmë sot synon plotësimin e financimit të nevojshëm për përfundimin me sukses të këtij projekti me rëndësi të veçantë, që garanton rrugën më të shkurtër të ndërlidhjes mes kryeqytetit dhe zonave të juglindjes deri në kufi me Greqinë”, tha Ibrahimaj.
Ky përmirësimin në infrastrukturë, theksoi ministrja, do të ndikojë në zhvillimin e bizneseve të kësaj zone dhe të turizmit. Kjo marrëveshje përkon edhe me zhvillimin e sektorëve dhe objektivave strategjik të vendit.
Ibrahimaj vuri në dukje se, “finalizimi i këtij projekti synon përmirësimin e parametrave të infrastrukturës rrugore e cila do të bëjë të mundur lehtësimin e aksesimit të trafikut që kalon nëpërmjet korridoritt të 8-të, nga aksi Tiranë-Elbasan në pjesën e krahinës juglindore dhe shkurton distancën me pikën kufitare të Kapshticës. Ne synojmë të nxisim turizmin në zonën juglindore dhe zhvillimin e bujqësisë duke rritur edhe punësimin”.
Sipas saj, projekti është në zbatim dhe financohet me një hua të nënshkruar më parë me vlerë 25 milionë dollarë mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim si dhe pjesa tjetër e rrugës financohet nga një hua tjetër nga banka islamike.
“Huaja shtesë do të mundësojë ndërtimin e rrugës me gjatë 43.4 km me dy korsi. Kjo marrëveshje huaja ka terma lehtësuese edhe pse jemi në kulmin e krizës. Afati do të jetë 25 vite, norma interesit është 2% dhe për 5 vite nuk ka pagesë principali”, tha Ibrahimaj.
Drejtori Ekzekutiv i Fondit Arab te Zhvillimit, Abdulrahman Al-Marshad u shpreh se nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë, do të ndikojë në përmirësimin ekonomik të zonës, por sipas tij edhe në reduktimin e vështirësive në transport.
“Sot kam pasur kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen e kredisë me një vlerë 49 milionë dollarë, si një kredi shtesë zhvillimi e dhënë nga Fondi. Marrëveshja synon të financojë pjesën e dytë të rrugës, ndërsa ky aks rrugor është i gjatë 34 km dhe synon t’i shërbejë mbi 600 mijë banorëve, të gjithë qyteteve dhe fshatrave nëpër të cilët kalon”, tha ai.
“Ky projekt vjen në kuadër të interesimit të madh të Arabisë Saudite për projekte për zhvillimin e Shqipërisë. Ndër vite ne kemi dhënë deri tani 4 kredi zhvillimore që kanë kontribuar në zhvillimin e tre projekteve me vlerë 114 milionë dollarë, për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. I shpreh vlerësimet e mia qeverisë shqiptare dhe të gjithë popullin shqiptar. Shpresoj që ky projekt të jetë burim për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë”, tha Abdulrahman Al-Marshad.
Segmenti prej 43 kilometrash i rrugës, Qukës Qafë-Plloçë është pjesë e korridorit rrugor Tiranë – Korçë dhe parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert