LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria në top-listën e vendeve që këshillohet për femrat, të cilat duan të udhëtojnë vetëm

Shqipëria në top-listën e vendeve që këshillohet për femrat, të cilat duan të udhëtojnë vetëm

Shqipëria renditet e pesta mes 10 vendeve në të gjithë botën, ku femrat mund të udhëtojnë vetëm. Travel Off Path, një faqe e cila pasqyron opinione, jep këshilla apo bën sygjerime për turistët dhe  udhëtarët që duan të vizitojnë vende të ndryshme të botës, sipas profileve të tyre, e vlerëson maksimalisht Shqipërinë, duke ua këshilluar femrave që duan të ndërrmarrin udhëtime vetëm.

Udhëtimi i vetëm i femrave tashmë është më shumë se një trend. Madje mund të jetë një përvojë që ndryshon edhe jetën.


Sipas Travel Off Path, Shqipëria është tashmë destinacioni që është bërë trendi në Ballkan dhe  është një zgjedhje e shkëlqyer për gratë që udhëtojnë vetëm, raporton rtsh.

“Shumë femra që shkruajnë në faqes kanë eksploruar Shqipërinë, madje kanë jetuar atje. Pasi vizitojnë plazhet e paprekura të Rivierës shqiptare, disa udhëtarë e quajnë Shqipërinë “Greqia me buxhet të ulët”, por është shumë më tepër se kaq.”- shkruhet në faqe.

Sipas saj, qytetet historike në kodër dhe një kryeqytet nomad digjital në rritje e bëjnë Shqipërinë një nga vendet më të këndshme në rajon. Paralelisht Travel Off Path vlerëson edhe mikpritjen shqiptare duke nënvizuar se “është më e mira dhe absolutisht e pashembullt”.

“Udhëtaret do të gjejnë vendas miqësorë dhe nuk do t’u mungojë ndihma kudo që të shkojnë në këtë vend spektakolar.”- thuhet në shkrimin e publikuar nga Travel Off Path.

Në këtë listë renditen vende si Islanda, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Argjentina, Irlanda, Oman, Kroacia dhe Malajzia.

Më shumë gra po udhëtojnë tani vetëm nëpër botë, më shumë se kurrë më parë. Mbi 70% e ekspertëve të udhëtimeve thonë se gratë kanë më shumë shanse se burrat që të udhëtojnë vetëm, ndërsa gati 3 në 4 gra amerikane e kanë bërë tashmë një udhëtim të vetëm. Këto shifra vazhdojnë të rriten./ Traveloffpath

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori