LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, në grupin e shteteve që ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit e ka 100 për qind

Shqipëria, në grupin e shteteve që ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit e ka 100 për qind

Shqipëria është në grupin e shteteve që ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit e ka 100%.

Po çfarë është ndotja e ajrit? Ndotja e ajrit është grumbullimi i substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat vënë në rrezik jetën e njeriut dhe të gjallesave të tjera.


“Kemi një shtim të rasteve me probleme respiratorë, pra me probleme të astmës te fëmijët, por nuk dua të përjashtoj rastet e grave me diagnoza kronike respiratorë dhe pikërisht i atribuohen kësaj rritje të ndotjes atmosferike”, u shpreh Alkerta Ibranji, alergologe-imunologe klinike.

Por se nga se shkaktohet degradimi i ajrit  na tregon ambientalisti Xhemal Mato.

“Ndotja e PM2.5, e cila është një grimcë shumë e vogël 2.5 mikron qëndron pezull në ajër  dhe në cdo 2-3 sekonda ne marrim dhe e fusim në organizëm. Kjo është një ndotje që shkaktohet kryesisht nga pluhurat, transporti, mos fshirja e rrugëve si dhe nga grimcat që nxjerrin vetë makinat. Kjo është një gjendje emergjente e madhe është njëlloj sikur të dënosh qindra persona të sëmurën dhe të vdesin për shkak të ndotje”, shprehet ai.

Sipas raportit ” State of Global Air 2019″ ndotja e ajrit ishte faktori i 5-të që ndikonte në vdekshmërinë e vitit 2017

“Problemet respiratorë shënojnë numrin 5 në botë si shkaktar të vdekshmërisë dhe kjo nuk është pak. Sa më parë të ketë ndërhyrje aq më shumë ky është një hedhje themeli në formim më të shëndetshëm në të ardhmen, sepse çfarë po ekspozohemi momentalisht kjo përkthehet në cenim të cilësisë së jetës dhe patjetër në sëmundshmëri”, shprehet alergologia-imunologia Ibranji.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori