LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria mungoi në takimin ballkanik, Kathimerini: Rama nuk u ftua pasi kaloi kufirin me çështjen Beleri

Shqipëria mungoi në takimin ballkanik, Kathimerini: Rama nuk u ftua pasi kaloi kufirin me çështjen Beleri

Greqia bëri bashkë liderët e Ballkanit dhe zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian në një takim dhe darkë informale në Athinë.

Por në atë event mungoi përfaqësimi nga Shqipëria, për shkak të ftohjes së raporteve nga përplasjet për çështjen Beleri. Fokusi kryesor, të paktën në njoftimin zyrtar, ishte “përshpejtimi i përpjekjeve të vendeve të rajonit për anëtarësim në BE”.


Kjo u pasqyrua edhe në deklaratën e konkluzioneve të punimeve, duke përfshirë në të edhe mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në bllokun evropian. “Ne besojmë fort se 20 vjet pas Samitit të Selanikut dhe në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, ka ardhur koha për të miratuar një qëllim përfundimtar të guximshëm dhe ambicioz që do të shërbejë si udhërrëfyes, frymëzim dhe kontekst”, shkruhet në pikët 8 të konkluzioneve.

Kurti sot takim kokë më kokë me homologun e tij grek, Mitsotakis
Lexo po ashtu Kurti sot takim kokë më kokë me homologun e tij grek, Mitsotakis

Gjithashtu nënvizohet se nuk do të ketë rrugë të shkurtra për anëtarësimin e vendeve, me rekomandimin që ato të bëjnë reformat e kërkuara. Mediat në Athinë raportojnë për 3 fitore të rëndësishme nga ky event. Fitorja e parë, sipas Kathimerinit, është që Greqia konfirmon rolin e saj si shtet lider në rajonin e Ballkanit.

“Qëllimi i dytë i arritur është mesazhi i rëndësishëm i mosftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në darkë. Mesazhi nuk i drejtohej vetëm Tiranës, por shkoi në të gjitha drejtimet dhe konfirmon se Greqia nuk do të tolerojë asnjë lëvizje që cenon interesat e saj ose që nuk është në përputhje me standardet evropiane. Qëndrimi i Athinës ka qenë prej kohësh i qartë se qeveria shqiptare ka tejkaluar kufirin me çështjen Beleri”, shkruan media Kathimerini.

Kjo është fotografia familjare e darkës në Athinë - të pranishëm edhe Kurti e Zelensky
Lexo po ashtu Kjo është fotografia familjare e darkës në Athinë - të pranishëm edhe Kurti e Zelensky

Mes të pranishmëve në takim, përveç të ftuarit të nderit, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ishin dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, si dhe liderë e përfaqësues nga Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Moldavia.

Përplasjet Kosovë-Serbi morën vëmendje edhe në këtë takim, me Vuçiç që kërkoi sqarime për praninë e Kurtit në darkën e Mitsotakis, në një kohë kur Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kurti kërkon nga Von Der Leyen që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori