LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, me kosto më të larta se Serbia e Bullgaria për një të burgosur

Shqipëria, me kosto më të larta se Serbia e Bullgaria për një të burgosur
Foto: Ilustrim

Kostoja e një të burgosuri në Shqipëri, në total është rreth nëntëmijë euro në vit, ndër më të lartat në ish-vendet komuniste.

Duke iu referuar një raporti të hartuar nga prezenca e OSBE-së dhe Drejtoria e Burgjeve, një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj sipas kategorive.


Një i paraburgosur ka kosto ditore 14.63 euro; një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë; dhe, një i dënuar, por i sëmurë, i kushton shtetit 46.23 euro në ditë sipas raportit të hartuar. Vetë Ministria e Drejtësisë është shprehur se kostoja reale mujore për një të dënuar është 800 euro, afërisht nëntëmijë euro në vit.

Shifra rezulton shumë më e lartë krahasuar me vendet në zhvillim. Në një intervistë dhënë në vitin 2014, një prej titullarëve të sistemit serb të burgjeve thotë se kosto mesatare vjetore për një të burgosur është rreth shtatëmijë euro në muaj, ose rreth 15 dollarë në ditë, raporton Scan.

Bullgaria e Ukraina kanë kosto edhe më të ulëta për të burgosur, të cilat arrinin deri tre euro për të burgosur në ditë, për një total prej rreth njëmijë eurosh në vit. Në Kroaci, një i burgosur i kushton shtetit rreth 15 mijë euro në vit. Në Serbi kostoja për një vit është shtatëmijë euro.

Disa prej shteteve me koston më të lartë për të burgosur janë San Marino me 270 mijë euro në vit dhe Suedia me 220 mijë euro në vit. Në shtetet e Bashkuara të Amerikës, kosto vjetore e një të burgosuri është rreth 30 mijë euro, ndërsa në Britani afërisht 48 mijë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori